سورة النازعات

الترجمة الألبانية

ترجمة معاني سورة النازعات باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

آية رقم 1
Për ata (engjëj) që marrin me forcë,[389]
[389] D.m.th. shpirtrat e jobesimtarëve.
آية رقم 2
për ata që marrin butësisht,[390]
[390] D.m.th. shpirtrat e besimtarëve.
آية رقم 3
për ata që notojnë në hapësirë,
آية رقم 4
për ata që nxitojnë,[391]
[391] D.m.th. të fusin në Xhenet shpirtrat e mirë.
آية رقم 5
dhe për ata që i rregullojnë punët![392]
[392] D.m.th. zbatojnë urdhrat e Allahut në univers.
آية رقم 6
Ditën kur do të dridhet gjithçka nga ushtima (që lajmëron Kiametin),
آية رقم 7
e cila do ta ndiqet nga një e dytë,
آية رقم 8
disa zemra do të jenë të mbushura me tmerr
آية رقم 9
e shikimet e tyre do të bien përdhe.
آية رقم 11
A thua, edhe kur të bëhemi eshtra të thërrmuara?!”
آية رقم 12
Dhe thonë: “Po qe kështu, atëherë ky kthim do të jetë humbje (për ne)!”
آية رقم 13
Por, ajo do të jetë veç një fryrje e vetme (e Surit)
آية رقم 14
dhe ata përnjëherësh do të brofin (të ringjallur).
آية رقم 17
“Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, ka kaluar çdo kufi;
آية رقم 19
dhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t’i frikësohesh?”
آية رقم 20
Musai ia tregoi mrekullinë më të madhe,
آية رقم 21
por ai (Faraoni) e mohoi dhe e kundërshtoi.
آية رقم 22
Pastaj i ktheu shpinën, duke u përpjekur (kundër së vërtetës)
آية رقم 23
dhe tuboi njerëzit e u deklaroi:
آية رقم 25
Prandaj Allahu e goditi atë me dënim në jetën tjetër dhe në këtë jetë.
آية رقم 29
Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme.
آية رقم 32
kurse malet i bëri të patundshme,
آية رقم 33
që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
آية رقم 36
dhe Zjarri flakërues do t’i tregohet çdokujt që sheh.
آية رقم 37
Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka
آية رقم 38
dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,
آية رقم 39
sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin.
آية رقم 43
Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë?
آية رقم 44
Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.
Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t’u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.
تقدم القراءة