ﰁ
                    surah.translation
            .
            
    
                                    من تأليف: 
                                            حسن ناهي
                                                            .
                                                
            ﰡ
Kur qielli të çahet,
                                                                        duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;
                                                                        kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve)
                                                                        dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet,
                                                                        duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,
                                                                        atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.
                                                                        Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë,
                                                                        do ta ketë të lehtë llogarinë
                                                                        dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.
                                                                        Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës,
                                                                        do të lutet për të vdekur
                                                                        
                                                                                                                
                                    ﮜﮝ
                                    ﰋ
                                                                        
                    dhe në zjarr do të digjet,
                                                                        sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij,
                                                                        duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari).
                                                                        Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij!
                                                                        Betohem në kuqërrimin e muzgut,
                                                                        në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj,
                                                                        si dhe në hënën e plotë,
                                                                        se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja!
                                                                        Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?!
                                                                        E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!
                                                                        Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër.
                                                                        Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,
                                                                        prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë),
                                                                        përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë.