ﰚ
ترجمة معاني سورة الكافرون
باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
.
ﰡ
Thuaj: “O ju mohues!
Unë nuk do ta adhurojë atë, që po e adhuroni ju,
e as ju nuk do ta adhuroni Atë që po e adhuroj unë;
Unë nuk kam adhuruar atë që e keni adhuruar ju,
por, edhe ju nuk e keni adhuruar Atë, që po e adhuroj unë.
Ju keni besimin tuaj, e unë kam besimin tim!”