ترجمة معاني سورة النجم باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Pasha yllin kur perëndon,

shoku juaj (Muhammedi) as nuk e ka humbë as nuk e ka shmangë rrugën e drejtë!

Ai nuk flet sipas qejfit të vet –

Ajo (që flet ai) është vetëm Shpallja, që i ka ardhur atij,

e mësoi atë një (engjëll) me fuqi të madhe,

me inteligjencë të lartë, e u paraqit (në formën e vet),

duek qenë në sferat e larta (qiellore),

pastaj u afrua, e u lëshua, -

afër (sa) dy harqe ose edhe më afër,

e ia shpalli robit të Tij (Pejgamberit) atë që ia shpalli.

Zemra e tij nuk e përgënjeshtroi atë që e pa,

vallë, a po polemizoni me te për atë që e ka parë?

Ai (Muhammedi), me të vërtetë, e ka parë atë (Xhebrailin) edhe një herë tjetër,

te Sidretul muntehaja,

tek ajo (Sidrea) është xhenneti – strehim,

kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbulonte, (një mbulesë e madhe),

shikimi i tij (Muhammedit) nuku shmang, as që e kaloi (kufirin e caktuar).

Ai, me të vërtetë, i pa argumentet më madhështore të Zotit të tij.

A e keni pa Latin dhe Uzzan (si janë)?

Dhe Menatin, të tretin, të mbramin (sipas shkallës)? –

Vallë, a për ju janë djemtë, e për Ate (Perëndinë) vajzat?!

Kjo ndarje është e padrejtë. –

Ata (idhujt) janë vetëm emra që ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, e Perëndia nuk ju ka dërguar për ta – kurrfarë argumenti. Ata ndjekin vetëm dyshimin dhe atë që janë të prirur; e, me të vërtetë, atyre u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi në rrugën e drejtë.

Ose, a për njeriun janë (të gjitha) çka dëshiron,

vetëm Perëndisë i përkasin (të gjitha), ajo dhe kjo botë!

E, sa engjëj ka në qiej – ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi asgjë, përveç pasi të japë leje Perëndia, për kë të dojë Ai dhe kush është i denjë për te.

Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, i emërojnë engjëjt me emra femërorë (i konsiderojnë femra)

e, për këtë, ata nuk kanë kurrfarë dijenie, ndjekin vetëm hamendjen (supozimin), e hamendja nuk sjell dobi asgjë për të vërtetën.

Andaj, ti (o Muhammed) largohu prej atij që i ikën Kur’anit dhe që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote, -

kjo është arritja e tyre në dijeni, me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, dhe Ai i di më së miri ata që ndjekin rrugën e drejtë.

Perëndisë i përkasin të gjitha (çka ka) në qiej dhe në Tokë – e, sipas asaj që kanë punuar, për t’i dënuar ata që bëjnë keq, e për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë me shpërblim shumë të mirë, të madh,

ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave të këqia (imorale), pos mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë (i pakufishëm) në falje. Ai, më së miri di për ju, qysh se u ka krijur prej dheut dhe qysh se keni qenë embion në barkun e nënave tuaja; andaj, mos u lavdëroni me pafajshmërinë tuaj – Ai e njeh mirë atë që ruhet nga mëkatet.

A e ke parë ti atë që është shmangur (nga e vërteta),

pak ka dhënë, e pastaj e pengoi tjetrën,

a i di ai gjërat sekrete, dhe a i sheh ato?

Vallë, a nuk është i lajmëruar ai – për atë që gjendet në fletët e Musait (në Teurat)

dhe të Ibrahimit: - “i cili i plotësoi (obligimet) –

që askush nuk do t’i bartë mëkatet e personit tjetër,

dhe që njeriu do të ketë vetëm atë që është marrë me te (punuar atë)

dhe që përpjekjet e tij do të shihen së shpejti, padyshim

(dhe se) do të shpërblehet me shpërblim të plotë,

dhe, se, te Zoti yt do të jetë kthimi,

Ai jep gazin dhe vajin (gëzimin dhe hidhërimin),

Ai jep vdekjen dhe gjallesën,

Ai krijon çiftet, mashkull e femër,

prej pikës së farës (spermës) kur të hedhet (injektohet),

dhe, me të vërtetë, tek Ai është krijimi i dytë (rindjallja),

dhe Ai jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme,

dhe Ai është Zot’i Siriusit,

dhe Ai e ka shkatërruar popullin e lashtë të Adit,

dhe Themudin, dhe s’ka lënë askë prej tyre,

e madje, para tyre – popullin e Nuhut, i cili ka qenë (edhe) më zullumqarë dhe i zhytur edhe më shumë (në të këqia),

dhe Ai i përmbysi vendbanimet (e popullit të Lutit),

dhe i mbuloi ata çka i mbuloi (goditje e madhe),

e, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti (polemizon)?

Ky paralajmërues (pejgamber) është si ata të mëparshmit.

U afrua ajo që është afër (Dita e Kijametit),

nuk mund ta zbulojë (atë) askush, pos Perëndisë!

E, vallë prej këtyre fjalëve (Kur’anit) po çuditeni,

dhe po qeshni, e nuk po qani? –

e, adje, jeni edhe të pakujdesshëm!

Bëni sexhde për Perëndinë dhe adhuronie (Ate)!