وَدَّ كَثِيرࣱ مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ لَوۡ يَرُدُّونَكُم مِّنۢ بَعۡدِ إِيمَٰنِكُمۡ كُفَّارًا حَسَدࣰا مِّنۡ عِندِ أَنفُسِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡحَقُّۖ فَٱعۡفُواْ وَٱصۡفَحُواْ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ ٱللَّهُ بِأَمۡرِهِۦٓۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءࣲ قَدِيرࣱ ١٠٩
Al-Baqarah 2:109
سورة البقرة
Medinan
Verse: 109/286
Page 17
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Shumë nga ithtarët e Librit,[27] prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata. Por ju falini ata dhe lërini, derisa të arrijë urdhri i Allahut. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
[27] Allahu i Lartmadhëruar u tërheq vëmendjen myslimanëve të jenë vigjilentë në lidhje me armiqësinë që pjesëtarë të traditave të mëparshme fetare do të kenë kundër atyre që do të ndjekin mësimet e Muhamedit (a.s.). Duhet të jetë e qartë se kjo nuk është një armiqësi që vjen thjesht për arsye shpirtërore, por për arsye të pushtetit. Islami, me rreptësinë e tij morale tradicionalisht të konsoliduar, imponohet edhe sot si e vetmja shpresë për çlirimin e njeriut nga të gjitha format e sundimit njerëzor. Kur pranohet të qenët rob i Allahut, atëherë nuk mund të jesh më skllav i njeriut, i ideologjive, i pasurisë, i pasioneve dhe i iluzioneve të tij. -
Albanian - Albanian translation
Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t’iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhërin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Shumica e ithtarëve, të Librit të Shenjtë, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu tregua haptazi; por, ju falni ata dhe hiqni dorë, për deri sa të arrijë urdhëri i Perëndisë. – Me të vërtetë Perëndia është i Plotëfuqishëm. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t’iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhërin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send. -
Rowwad Translation Center
الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
Shumë ithtarë të Librit, nga zilia që kanë në vete, dëshirojnë t'ju kthejnë në jobesimtarë pasi të keni besuar, edhe pasi e vërteta t'u bëhet e qartë, por ju falni dhe lërini ata, derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. S'ka dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Al-Baqarah 2:109
Loading the recitation…
0:00