وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُواْ لَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةࣰ فَنَتَبَرَّأَ مِنۡهُمۡ كَمَا تَبَرَّءُواْ مِنَّاۗ كَذَٰلِكَ يُرِيهِمُ ٱللَّهُ أَعۡمَٰلَهُمۡ حَسَرَٰتٍ عَلَيۡهِمۡۖ وَمَا هُم بِخَٰرِجِينَ مِنَ ٱلنَّارِ ١٦٧
Al-Baqarah 2:167
سورة البقرة
Medinan
Verse: 167/286
Page 25
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Atëherë adhuruesit do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim edhe një herë (në jetën e Tokës) e t’i braktisnim ata[32], ashtu siç na braktisën ne!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si burim hidhërimi për ta dhe ata s’kanë për të dalë kurrë nga zjarri.
[32] Të adhuruarit. -
Albanian - Albanian translation
E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!” Kështu All-llahu do t’ju paraqesë veprat që janë dëshprim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
E (atëherë), pasuesit kanë për të thënë: “Ah, sikur të kishte edhe një kthim për ne, e të heqim dorë prej tyre, dikundër që hoqën dorë ata prej nesh!” Që kështu, Perëndia ua rrëfen veprat e tyre tmerruese mbi ta. Ata s’kanë për të dalë kurrë nga zjarri. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!” Kështu All-llahu do t’ju paraqesë veprat që janë dëshprim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit. -
Rowwad Translation Center
الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
Ata që u shkuan pas, do të thonë: "Ah, sikur të mund të ktheheshim edhe njëherë e t'i braktisnim ata, ashtu siç na braktisën ne!" Kështu, Allahu do t'ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata s'kanë për të dalë kurrë nga Zjarri.
Al-Baqarah 2:167
Loading the recitation…
0:00