صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِمۡ غَيۡرِ ٱلۡمَغۡضُوبِ عَلَيۡهِمۡ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ ٧

  1. Shqip translation

    الترجمة الألبانية

    Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi[4] e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd,[5] as në të atyre që janë të humbur![6]
    [4] Vargu i fundit përmban pohimin se edhe para shpalljes së Kuranit, mëshira e Allahut të Madhëruar vepronte midis njerëzve, duke prodhuar sjellje të ndriçuara nga besimi dhe të udhëhequra nga frika ndaj Zotit. Sipas komentuesit më të njohur të Kuranit, Ibn Abbasit (r.a.), ata njerëz të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi, janë: profetët, besimtarët e sinqertë e të drejtë (siddikûn), martirët për çështjen e besimit (shuhadâ’) dhe besimtarët e mirë e të drejtë (sâlihûn).
    [5] Njerëzit e tillë janë ata që e njohin rrugën e drejtë, por që nuk e ndjekin atë.
    [6] Njerëzit e tillë janë ata që kanë gabuar rrugë, duke kujtuar se ndjekin rrugën e drejtë.
  2. Albanian - Albanian translation


    Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar , dhe që kanë humbur !
  3. Hasan Efendi Nahi - Albanian translation


    Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi. E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur!
  4. Sherif Ahmeti - Albanian translation


    Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!
  5. Rowwad Translation Center

    الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها

    Në rrugën e atyre që i begatove e jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, as në rrugën e të humburve!

Read the whole surah Arabic tafsir