مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعِزَّةَ فَلِلَّهِ ٱلۡعِزَّةُ جَمِيعًاۚ إِلَيۡهِ يَصۡعَدُ ٱلۡكَلِمُ ٱلطَّيِّبُ وَٱلۡعَمَلُ ٱلصَّٰلِحُ يَرۡفَعُهُۥۚ وَٱلَّذِينَ يَمۡكُرُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ لَهُمۡ عَذَابࣱ شَدِيدࣱۖ وَمَكۡرُ أُوْلَٰٓئِكَ هُوَ يَبُورُ ١٠
Fatir 35:10
سورة فاطر
Meccan
Verse: 10/45
Page 435
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut. Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë. Sa i përket atyre që kurdisin të këqija, ata do të kenë dënim të rëndë dhe dredhitë e tyre do të dështojnë. -
Albanian - Albanian translation
Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqia, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Kush dëshiron madhërinë, e tërë madhëria është e Perëndisë, (andaj kërkoni prej Tij). Tek Ai ngriten fjalët e bukura, dhe veprën e mirë Ai e pranon. E, për ata që trillojnë vepra të këqia – do të ketë dënim të rëndë, dhe trillimi i tyre do të falimentojë. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqia, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.
Fatir 35:10
Loading the recitation…
0:00