وَلَقَدۡ بَوَّأۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مُبَوَّأَ صِدۡقࣲ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ فَمَا ٱخۡتَلَفُواْ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ٩٣
Yunus 10:93
سورة يونس
Meccan
Verse: 93/109
Page 219
-
Shqip translation
الترجمة الألبانية
Ne i vendosëm bijtë e Israilit në një vend të mirë të dhe u dhamë ushqim të këndshëm. Ata nuk u përçanë në mendime, derisa u erdhi dituria.[139] Me të vërtetë, Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit në lidhje me përçarjet e tyre.
[139] Sipas interpretimit klasik, “dituria” është Kurani. Profecia që i zbriti Muhamedit (a.s.), i përçau bijtë e Israilit. Një pjesë e njohu atë si Profetin e lajmëruar në Shkrimet e Shenjta dhe e ndoqi. Ndërsa një pjesë tjetër, edhe duke e njohur si Profetin e paralajmëruar, e refuzoi dhe e luftoi atë. Një interpretim tjetër thekson se vargu i referohet mospajtimeve të shumta dogmatike që ekzistonin ndërmjet hebrenjve, kështu që në këtë rast, “dituria” do të ishte Teurati. -
Albanian - Albanian translation
Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë) vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë. -
Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Na i kemi vendosur në vend të mirë të bijtë e Israelit dhe i kemi furnizuar me ushqim të këndshëm dhe ata, nuk u përçanë në mendime, derisa u erdhi ajo që e dinin ata (profetnia e Muhammedit). Me të vërtetë, zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kijametit, për atë që u përçanë ata. -
Sherif Ahmeti - Albanian translation
Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë) vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.
Yunus 10:93
Loading the recitation…
0:00