ﯙ
surah.translation
.
ﰡ
ﭑ
ﰀ
Hâ, Mîm.
ﭓﭔ
ﰁ
Pasha Librin e qartë!
Na, me të vërtetë, e kemi shpallur (Kur’anin) në natë të shenjtë, dhe Ne, me të vërtetë, jemi paralajmërues.
Në atë (natë) zgjidhet çdo punë e gjykueshme (e paluhatshme),
me urdhërin Tonë! Na, me të vërtetë, kemi dërguar pejgamberë,
mëshirë prej Zotit tënd, - me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha,
Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni me këmbëngulje.
S’ka zot tjetër pos Atij. Jeta dhe vdekja janë vepër e Tij. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!
Por, at dyshojnë dhe argëtohen,
andaj ti prite atë (ditë), kur nga qielli do të lëshohet tym i qartë,
që do t’i mbulojë njerëzit, (e u thuhet atyre): “Ky është dënimi i dhembshëm!”
(mohuesit) atëherë, do të thonë: “O Zoti ynë, lirona prej dënimit, na, me siguri do të besojmë!
E, prej nga ata do të marrin këshilla, e madje u pat ardhur atyre Pejgamberi (me argumente) të qarta?
E u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt) – i çmendur (prej xhindëve)”.
Na, do t’i lirojmë ata nga dënimi pak (kohë), por ju, me siguri, do të ktheheni (në mohim)”.
(Kujtoju) ditën kur do t’i kapim ata, me një fuqi të madhe – Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë.
Me të vërtetë, Na qysh më parë e kemi vënë në sprovë popullin e Faraonit, e atyre u pat ardhur pejgamberi fisnik.
(Duke u thënë): “Plotësoni ndaj meje atë që jeni të obliguar, o robërit e Perëndisë, sepse, unë jam për ju pejgamber i besuar;
dhe mos u madhëroni (mos u ngritni) mbi Perëndinë; unë, me të vërtetë, po ju sjell (prej Tij) dokument të qartë,
dhe unë mbështetem në Zotin tim dhe Zotin tuaj (për të më mbrojtur), që të mos më mbytni me gurë,
e, nëse nuk më besoni, atëherë (bile) largohuni prej meje!
(Nuk dëgjuan ata) dhe ai e thirri Zotin e tij: “Me të vërtetë, ky është popull mëkatarë!”
(Perëndia, atij i tha): “Ec me robërit e Mi natën, meqë do t’ju ndjekin,
dhe lëre ti detin e hapur, se ata, me të vërtetë, do të janë ushtri e fundosur”.
E, sa e sa kopshtije e burime i lanë ata,
ara të mbjella dhe pallate të mrekullueshme,
dhuntitë, në të cilat kënaqeshin,
(ajo ka qenë) kështu, dhe Ne u kemi dhënë trashëgim ato (dhuntitë e tyre) popullit tjetër –
Nuk i vajtoi ata as qielli as Toka, nuk u lanë ata (për t’u dënuar në një kohë tjetër),
e Na, me të vërtetë, i shpëtuam bijtë e Israelit nga dënimi poshtërues,
prej Faraonit, - ai ishte mendjemadh, njeri që për keq kalonte çdo kufi –
dhe, në të vërtetë, i kemi zgjedhur ata, duke i ditur (rrethanat e tyre) mbi popujt tjerë (të asaj kohe),
dhe u kemi dhënë argumente, në të cilat ka sprova të qarta.
E, këta (Kurejshit), në të vërtetë, thonin:
“Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, na nuk do të ringjallemi (më);
na i sjellni pra (ringjallna) të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!”
A janë këta më të mirë apo populli i Tubbas, apo ata para tyre (Tubbas)? – Ata, Na i kemi shkatërruar, meqë, me të vërtetë, ishin popull mëkatarë.
Na, nuk i kemi krijuar qiejt dhe Tokën, as atë që gjendet në mes tyre, për t’u zbavitur (pa qëllim),
Na i kemi krijur ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë.
Me të vërtetë, Dita e dallimit (të së mirës nga e keqja), është e caktuar për të gjithë,
Dita kur i afërmi nuk mund t’i ndihmojë asgjë të afërmit, as që atyre do t’u ndihmojë kush,
pos ata që i ka mëshiruar Perëndia, sepse Ai, në të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
Me të vërtetë, druri i Zekkumit (një lloj druri tepër i idhët)
ﭯﭰ
ﰫ
do të jetë ushqim i mëkatarit,
në barkun e tyre vëlon sikur xehja e shkrirë,
ﭷﭸ
ﰭ
ashtu si vëlon uji i nxehtë.
(engjëjve u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe shpieni në mes të xhehennemit,
e, pastaj, për dënim, hedhni mbi kokën e tyre ujë të vluar!”
(I thuhet atij): “Shijoje, (dënimin), meqë ti je, “i fuqishëm” dhe “fisnik” (me hamendjen tënde),
kjo është, me të vërtetë, ajo në të cilën keni dyshuar ju!”
E, ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt,
në mes kopshtijeve dhe burimeve,
të veshur me petka (rroba) mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke ndejtur të ulur njëri karshi tjetrit.
Kështu (do të jenë të shpërblyer), dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri, sy bukur.
Aty do të kërkojnë çfarë pemësh dëshirojnë, e do të kënaqen (duke qenë të sigurt);
në to (xhennete), nuk do ta shijojnë vdekjen, pos vdekjes së parë (në këtë botë) dhe i ruan (Perëndia) prej dënimit të xhehennemit,
kjo do të jetë dhutni prej Zotit tënd. Ky, me të vërtetë, do të jetë sukses i madh!
Na, i kemi bërë të lehtë atë (Kur’anin për ta kuptuar) në gjuhën tënde, për t’u këshilluar ata,
andaj prit ti (të shohësh çka do të bëhet me ta), por edhe ata presin (çka do të bëhet me ty)!