Surah Ar-Rahman in Shqip
سورة الرحمن · Verses: 78 · Medinan
Translation: Shqip translation 1 (الترجمة الألبانية)
-
1
ٱلرَّحۡمَٰنُ
I Gjithëmëshirshmi -
2
عَلَّمَ ٱلۡقُرۡءَانَ
ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij), -
3
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ
ka krijuar njeriun -
4
عَلَّمَهُ ٱلۡبَيَانَ
dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë. -
5
ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ بِحُسۡبَانࣲ
Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar. -
6
وَٱلنَّجۡمُ وَٱلشَّجَرُ يَسۡجُدَانِ
Bimët dhe pemët i përulen (Allahut). -
7
وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ
Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë), -
8
أَلَّا تَطۡغَوۡاْ فِي ٱلۡمِيزَانِ
që ju të mos e shkelni atë. -
9
وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ
Prandaj matni drejt e mos hani në peshë! -
10
وَٱلۡأَرۡضَ وَضَعَهَا لِلۡأَنَامِ
Ai e ka bërë Tokën për krijesat. -
11
فِيهَا فَٰكِهَةࣱ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ
Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistakë, -
12
وَٱلۡحَبُّ ذُو ٱلۡعَصۡفِ وَٱلرَّيۡحَانُ
ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë. -
13
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?![347]
[347] Fjala këtu i drejtohet njerëzve dhe xhindeve. Ky varg përsëritet 31 herë në këtë sure. -
14
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلࣲ كَٱلۡفَخَّارِ
Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba, -
15
وَخَلَقَ ٱلۡجَآنَّ مِن مَّارِجࣲ مِّن نَّارࣲ
ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit. -
16
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
17
رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ وَرَبُّ ٱلۡمَغۡرِبَيۡنِ
(Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.[348]
[348] Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për pikat e lindjes dhe të perëndimit të diellit në verë dhe në dimër. -
18
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
19
مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ يَلۡتَقِيَانِ
Ai i ka lëshuar dy dete[349] që të takohen,
[349] Ujin e kripur dhe ujin e ëmbël. -
20
بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخࣱ لَّا يَبۡغِيَانِ
por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë. -
21
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
22
يَخۡرُجُ مِنۡهُمَا ٱللُّؤۡلُؤُ وَٱلۡمَرۡجَانُ
Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale. -
23
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
24
وَلَهُ ٱلۡجَوَارِ ٱلۡمُنشَـَٔاتُ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ
Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male. -
25
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
26
كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانࣲ
Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, -
27
وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim. -
28
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
29
يَسۡـَٔلُهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ كُلَّ يَوۡمٍ هُوَ فِي شَأۡنࣲ
Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme. -
30
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
31
سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ
O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj! -
32
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
33
يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنࣲ
O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)! -
34
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
35
يُرۡسَلُ عَلَيۡكُمَا شُوَاظࣱ مِّن نَّارࣲ وَنُحَاسࣱ فَلَا تَنتَصِرَانِ
Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni. -
36
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
37
فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ وَرۡدَةࣰ كَٱلدِّهَانِ
Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)! -
38
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
39
فَيَوۡمَئِذࣲ لَّا يُسۡـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسࣱ وَلَا جَآنࣱّ
Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.[350]
[350] Sepse atë ditë besimtarët dhe keqbërësit do të njihen nga shenjat e tyre. -
40
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
41
يُعۡرَفُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ بِسِيمَٰهُمۡ فَيُؤۡخَذُ بِٱلنَّوَٰصِي وَٱلۡأَقۡدَامِ
Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh. -
42
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
43
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit! -
44
يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانࣲ
Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm. -
45
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
46
وَلِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ
Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte! -
47
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
48
ذَوَاتَآ أَفۡنَانࣲ
(Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije. -
49
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
50
فِيهِمَا عَيۡنَانِ تَجۡرِيَانِ
Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin. -
51
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
52
فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةࣲ زَوۡجَانِ
Dhe prej çdo frute do të ketë nga dy lloje. -
53
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
54
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشِۭ بَطَآئِنُهَا مِنۡ إِسۡتَبۡرَقࣲۚ وَجَنَى ٱلۡجَنَّتَيۡنِ دَانࣲ
Ata[351] do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë.
[351] Besimtarët e devotshëm që do të hyjnë në këto kopshte. -
55
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
56
فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسࣱ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنࣱّ
Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde. -
57
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
58
كَأَنَّهُنَّ ٱلۡيَاقُوتُ وَٱلۡمَرۡجَانُ
Ato do të jenë si rubinë dhe korale. -
59
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
60
هَلۡ جَزَآءُ ٱلۡإِحۡسَٰنِ إِلَّا ٱلۡإِحۡسَٰنُ
A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?! -
61
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
62
وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ
Nën këto dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera. -
63
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
64
مُدۡهَآمَّتَانِ
Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim. -
65
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
66
فِيهِمَا عَيۡنَانِ نَضَّاخَتَانِ
Aty do të jenë dy burime që gulfojnë. -
67
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
68
فِيهِمَا فَٰكِهَةࣱ وَنَخۡلࣱ وَرُمَّانࣱ
Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë. -
69
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
70
فِيهِنَّ خَيۡرَٰتٌ حِسَانࣱ
Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme. -
71
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
72
حُورࣱ مَّقۡصُورَٰتࣱ فِي ٱلۡخِيَامِ
(Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda. -
73
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
74
لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسࣱ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنࣱّ
Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre[352] as njerëz, as xhinde.
[352] Banorëve të dy kopshteve më të ulëta. -
75
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
76
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفۡرَفٍ خُضۡرࣲ وَعَبۡقَرِيٍّ حِسَانࣲ
Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur. -
77
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! -
78
تَبَٰرَكَ ٱسۡمُ رَبِّكَ ذِي ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!