ﮭ
surah.translation
.
ﰡ
O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu ësht i gjithëdijshëm, i di çështje në hollësi.
Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
E, mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.
All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që po i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
Ju thirrni (mbështetni) ata në etëri e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë te All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fe. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaj e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues.
Pejgamberi është më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri tjetërit se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët (të mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni t’u bëni ndonjë të mirë (u lëni testament ose diç tjetër). Kjo është e regjistruar në librin e shquar (Lehvi mahfush, Kur’an).
(përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fotrë.
Për të marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm.
O ju që keni besuar, përkujtonie të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun.
Atje, në atë vend qenë sprovuar jobesimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.
Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: “All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!”
Dhe kur një grup prej tyre thanë: “O banorë të Jethribit, nuk ka qendresë për ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin.
Dhe sikur t’u hynin atyre nga anët e saj (Medinës) dhe prej tyre të kërkohej tradhëtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak. (të tradhëtonin).
E, ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
Thuaj: “Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t’ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë”.
Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do t’ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë përkrahës e as ndonjë ndhmëtar”.
All-llahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata vëllezërve të vet u thonin: “Ejani me ne!” E ata nuk vijnë në luftë, vetëm pakicë.
Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit para vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë ë mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë -ganimet). Të tillët nuk kënë besuar, andaj All-llahu ua asgësojë verat e tyre, e kjo për All-llahun është lehtë.
Ata mendonin se grupet aleate nde nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen ehe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej tyre të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krejt pak do të luftonin.
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tije thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan bsën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
Që All-llahu t’i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i ndëshkjë, nëse do, ose t’ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu ë një grup e mbytni, kurse grupin tjetër e robëroni.
E juve ju la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu ëstë i gjithfuqishëm për çdo send.
O ti Pegamber, thuaju grave tuaja: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
E në qoftë se e don All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.
O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë ë të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish e kjo për All-llahun është shumë lehtë.
E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë he për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.
O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.
Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falnie namazin, lepnie zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.
E, përkujtonie atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
Nuk ka dyshim se për myslimanet, besimtarët e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
Kur All-llahu ka vvendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.
(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kij frikë na All-llahu!”, e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i friksohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarëve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhëri i All-llahut është vendim i kryer.
(ligj i All-llahut ndë) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është mjaft të jetë llogatitës.
Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje.
Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues.
Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
Dhe me urdhërin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pshtarë ndriçues.
E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos ua vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
O ju që besuat, kur të keni lidhr kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepniu diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.
O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Akkahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brangosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.
Prej tash e mbrapa tyr nuk të llejohen më gra (të tjera) e as në veend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të mahnit bukuria e tyre, përveç atyre që ike në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm se nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat i madh.
E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, s’ka dyshim se All-llahu çdo send e di.
Nuk është mëkat për ato (gratë e pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.
Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh.
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.
Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
(Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen do të kapen dhe do të mbyten.
(Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë e di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!”
All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
Aty do të mbesin përgjithmonë dhe për ta gjejnë kë t’i mbrojë apo t’i ndihmojë.
Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: “Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!”
Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë”.
Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është më së keqi!
O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai te All-llah ishte me famë.
O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahundhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.
Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë, u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.
(Njeriu e mori për sipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e tu falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.