سورة الجن

Sherif Ahmeti - Albanian translation

Përkthimi i Sures الجن në الألبانية nga Sherif Ahmeti - Albanian translation

Sherif Ahmeti - Albanian translation


Thuaj: “Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit,

Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),

Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t’i udhëzojë.

Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.

Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.

Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit!

sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk,

Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!

Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dagjuar.

(Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim.
تقدم القراءة