Surah Ad-Duha in Shqip
سورة الضحى · Verses: 11 · Meccan
Translation: Shqip translation 1 (الترجمة الألبانية)
-
1
وَٱلضُّحَىٰ
Betohem në shkëlqimin e paradites -
2
وَٱلَّيۡلِ إِذَا سَجَىٰ
dhe në natën kur erret e qetësohet, -
3
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ
se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)![410]
[410] Kjo sure i është shpallur Muhamedit (a.s.) pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje të Shpalljes Hyjnore, gjatë së cilës Profetit (a.s.) i është dashur të durojë shpotitë e jobesimtarëve dhe talljet e armiqve të tij më të këqij. Gruaja e xhaxhait të tij, Ebu Lehebit, e tallte, duke i thënë: “Zotëria yt të ka braktisur”. -
4
وَلَلۡأٓخِرَةُ خَيۡرࣱ لَّكَ مِنَ ٱلۡأُولَىٰ
Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë, -
5
وَلَسَوۡفَ يُعۡطِيكَ رَبُّكَ فَتَرۡضَىٰٓ
e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur. -
6
أَلَمۡ يَجِدۡكَ يَتِيمࣰا فَـَٔاوَىٰ
A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë? -
7
وَوَجَدَكَ ضَآلࣰّا فَهَدَىٰ
A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi? -
8
وَوَجَدَكَ عَآئِلࣰا فَأَغۡنَىٰ
A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt? -
9
فَأَمَّا ٱلۡيَتِيمَ فَلَا تَقۡهَرۡ
Prandaj, mos e shtyp jetimin, -
10
وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنۡهَرۡ
lypësin mos e shtyj me ashpërsi -
11
وَأَمَّا بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثۡ
dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd![411]
[411] Dhuntitë më të mëdha që Allahu i Madhëruar i ka falur Muhamedit (a.s.), janë Kurani dhe Profecia. Kjo tregon qartë se çfarë dhuntish duhej të shpallte Profeti (a.s.).