Surah Al-Lail in Shqip
سورة الليل · Verses: 21 · Meccan
Translation: Shqip translation 1 (الترجمة الألبانية)
-
1
وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ
Për natën që mbulon (me terr), -
2
وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ
për ditën që agon -
3
وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ
dhe për Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën! -
4
إِنَّ سَعۡيَكُمۡ لَشَتَّىٰ
Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme. -
5
فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ
Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) -
6
وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ
dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), -
7
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡيُسۡرَىٰ
Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. -
8
وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسۡتَغۡنَىٰ
Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm, -
9
وَكَذَّبَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ
dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin), -
10
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡعُسۡرَىٰ
Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit, -
11
وَمَا يُغۡنِي عَنۡهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ
e, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi. -
12
إِنَّ عَلَيۡنَا لَلۡهُدَىٰ
Neve na përket që t’ua tregojmë rrugën e drejtë, -
13
وَإِنَّ لَنَا لَلۡأٓخِرَةَ وَٱلۡأُولَىٰ
dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë! -
14
فَأَنذَرۡتُكُمۡ نَارࣰا تَلَظَّىٰ
Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron, -
15
لَا يَصۡلَىٰهَآ إِلَّا ٱلۡأَشۡقَى
ku do të hidhet vetëm më i keqi, -
16
ٱلَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
që ka mohuar dhe është larguar nga besimi. -
17
وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلۡأَتۡقَى
E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet), -
18
ٱلَّذِي يُؤۡتِي مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ
që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten -
19
وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعۡمَةࣲ تُجۡزَىٰٓ
dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë, -
20
إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِ ٱلۡأَعۡلَىٰ
por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit. -
21
وَلَسَوۡفَ يَرۡضَىٰ
Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!