Surah Al-Mutaffifin in Shqip
سورة المطففين · Verses: 36 · Meccan
Translation: Shqip translation 1 (الترجمة الألبانية)
-
1
وَيۡلࣱ لِّلۡمُطَفِّفِينَ
Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), -
2
ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسۡتَوۡفُونَ
që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, -
3
وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ يُخۡسِرُونَ
ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë. -
4
أَلَا يَظُنُّ أُوْلَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ
A nuk mendojnë ata se do të ringjallen -
5
لِيَوۡمٍ عَظِيمࣲ
në një Ditë të madhe, -
6
يَوۡمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?! -
7
كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِي سِجِّينࣲ
Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn! -
8
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّينࣱ
E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?! -
9
كِتَٰبࣱ مَّرۡقُومࣱ
Është një libër i shkruar! -
10
وَيۡلࣱ يَوۡمَئِذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit atë ditë, -
11
ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
të cilët mohuan Ditën e Gjykimit! -
12
وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ
Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi -
13
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!” -
14
كَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat. -
15
كَلَّآ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ يَوۡمَئِذࣲ لَّمَحۡجُوبُونَ
Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre, -
16
ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِيمِ
pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit -
17
ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
e do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!” -
18
كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِي عِلِّيِّينَ
Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn. -
19
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ
E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn? -
20
كِتَٰبࣱ مَّرۡقُومࣱ
Është një libër i shkruar! -
21
يَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ
Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut). -
22
إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِي نَعِيمٍ
Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet, -
23
عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ
duke shikuar nga divanet. -
24
تَعۡرِفُ فِي وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِيمِ
Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë. -
25
يُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِيقࣲ مَّخۡتُومٍ
Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë, -
26
خِتَٰمُهُۥ مِسۡكࣱۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ
fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen. -
27
وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ
Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit, -
28
عَيۡنࣰا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ
nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut). -
29
إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ
Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin, -
30
وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ
duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre. -
31
وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ
Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët) -
32
وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ
dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”, -
33
وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ
ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre. -
34
فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ
Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët, -
35
عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ
e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë. -
36
هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ
A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!