Surah Al-A'la in Shqip
سورة الأعلى · Verses: 19 · Meccan
Translation: Shqip translation 1 (الترجمة الألبانية)
-
1
سَبِّحِ ٱسۡمَ رَبِّكَ ٱلۡأَعۡلَى
Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit, -
2
ٱلَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ
që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjesëtuar drejt; -
3
وَٱلَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ
që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën; -
4
وَٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلۡمَرۡعَىٰ
që bën të rriten kullotat -
5
فَجَعَلَهُۥ غُثَآءً أَحۡوَىٰ
dhe pastaj të shndërrohen, të thahen e të vyshken. -
6
سَنُقۡرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ
Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar, -
7
إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ وَمَا يَخۡفَىٰ
përveç asaj që do Allahu. Vërtet, Ai e di të dukshmen dhe çka është e fshehtë. -
8
وَنُيَسِّرُكَ لِلۡيُسۡرَىٰ
Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë, -
9
فَذَكِّرۡ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكۡرَىٰ
prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme! -
10
سَيَذَّكَّرُ مَن يَخۡشَىٰ
Asaj do t’ia vërë veshin ai që (i) frikësohet (Allahut), -
11
وَيَتَجَنَّبُهَا ٱلۡأَشۡقَى
e do t’i shmanget vetëm më i keqi, -
12
ٱلَّذِي يَصۡلَى ٱلنَّارَ ٱلۡكُبۡرَىٰ
i cili do të digjet në zjarrin e madh, -
13
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ
ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. -
14
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن تَزَكَّىٰ
I shpëtuar është ai që pastrohet, -
15
وَذَكَرَ ٱسۡمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ
që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz! -
16
بَلۡ تُؤۡثِرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا
Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, -
17
وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرࣱ وَأَبۡقَىٰٓ
ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar. -
18
إِنَّ هَٰذَا لَفِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ
Kjo, me të vërtetë, ndodhet në Fletët e lashta, -
19
صُحُفِ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ
në Fletët e Ibrahimit dhe Musait.