Surah Al-Balad in Shqip
سورة البلد · Verses: 20 · Meccan
Translation: Shqip translation 1 (الترجمة الألبانية)
-
1
لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
Betohem për këtë vend,[404]
[404] Mekën. -
2
وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),[405]
[405] Pra, “ti je i lirë t’i luftosh armiqtë e tu” ose “je i lirë nga gjynahet”. Sipas një interpretimi tjetër: “ti je banor i këtij qyteti”. -
3
وَوَالِدࣲ وَمَا وَلَدَ
dhe për atë që lind e për atë që është i lindur, -
4
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ
se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi![406]
[406] Pra, të luftojë për të shpëtuar shpirtin. -
5
أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدࣱ
A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë? -
6
يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالࣰا لُّبَدًا
Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!” -
7
أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ
Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush? -
8
أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ
A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy, -
9
وَلِسَانࣰا وَشَفَتَيۡنِ
edhe gjuhë, edhe dy buzë, -
10
وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ
dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?[407]
[407] Rrugën e së mirës dhe rrugën e së keqes. -
11
فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ
Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë! -
12
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ
E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë? -
13
فَكُّ رَقَبَةٍ
Ajo është të lirosh një skllav -
14
أَوۡ إِطۡعَٰمࣱ فِي يَوۡمࣲ ذِي مَسۡغَبَةࣲ
ose të ushqesh në një ditë zie -
15
يَتِيمࣰا ذَا مَقۡرَبَةٍ
jetimin e afërm -
16
أَوۡ مِسۡكِينࣰا ذَا مَتۡرَبَةࣲ
ose të varfrin e mjerë. -
17
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ
Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë. -
18
أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ
Këta janë njerëzit e krahut të djathtë. -
19
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ
Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë. -
20
عَلَيۡهِمۡ نَارࣱ مُّؤۡصَدَةُۢ
Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.