ترجمة سورة التكاثر

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة التكاثر باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Juve, u ka hutuar vrapimi (garimi), për pasuri (e fëmijë)

deri sa të varroseni (vdisni).

Gjithsesi, ju do ta kuptoni (këtë gabim)!

E, madje edhe një herë, ju, me siguri, do ta kuptoni (këtë gabim)!

Jo, jo! Mashtroheni, sikur ta dini ju mirë, (nuk do të mburreshit me kotësi).

Ju do ta shihni skëterrën!

E, (madje) edhe një herë, me të vërtetë, do ta shihni skëterrën konkretisht (qartë)!

Pastaj, atë Ditë, do t’ju pyesin për kënaqësitë (e kësaj bote)!
Icon