ترجمة معاني سورة غافر باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

آية رقم 2

Shpallja e këtij Libri është prej Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm.

Nuk bëjnë polemikë për ajetet e Perëndisë (meqë janë të qarta), pos tyre që nuk besojnë, prandaj mos të mashtrojë ty qarkullimi i tyre nëpër botë.

Në të vërtetë, edhe para tyre (Kurejshëve), ata (pejgamberët) i përgënjeshtruan populli i Nuhut, si dhe grupet tjera pas tyre. Secili popull u përpoq ta mundojë pejgamberin e vet dhe të bënin polemikë të kotë për ta zhdukur të vërtetën, andaj Unë i kam zhdukur ata; e çfarë ka qenë dënimi Im!

Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Perëndisë) për ata që kanë besuar (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit!

Me të vërtetë, ata që kanë mohuar do të thirrën: “Urrejtja e Perëndisë ndaj jush, është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrë në besim, por keni mohuar”.

Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdekur dy herë dhe na ke ngjallur dy heë, prandaj, ne i pranuam mëkatet tona. E, a ka ndonjë rrugëdalje (nga dënimi)?”
آية رقم 14

Andaj, lutjuni Perëndisë duke i besuar Atij sinqerisht, madje, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët! –

(Ai) dhuron pozita të larta, është pronar i Arshit, dërgon Shpalljen me urdhërin e Tij tek ata që don Ai, prej robërve të Vet, për t’ju tërheqë vërejtjen në Ditën e Takimit (Kijametit),

në Ditën kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur për Perëndinë asgjë e tyre nuk është e fshehtë. (Atyre u thuhet): “Kujt i përket pushteti sot? (Jipet përgjigja): “Për Perëndinë e Vetëm dhe Ngadhnjimtar!”

Dhe, paralajmëroi ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. (Atëherë), për njerëzit e këqinj nuk ekziston asnjë mik i sinqertë dhe ndërmjetësues i pranueshëm.
آية رقم 19

(Perëndia) di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra;

Ky (dënim) është, ngase atyre u vinin pejgamberët me dokumente të qarta, e ata nuk u besonin, prandaj Perëndia i dënoi. Me të vërtetë, Ai është i fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
آية رقم 23

Me të vërtetë, Ne e kemi dërguar Musain me dokumentet Tona dhe me mrekulli të qartë –
آية رقم 24

te Faraoni, Hamani dhe Karuni, e ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!”

Kurse, një njeri besimtar nga paria e popullit të Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, ta mbys njeriun për shkak se thotë: “Perëndia është Zoti im, e ai, me të vërtetë, ju ka ardhur me dokumente të qarta prej Zotit tuaj. Nëse është gënjyes, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së tij, e nëse është i drejtë, juve ka me ju goditë diçka, me të cilën ju kërcënohet ai juve. Me të vërtetë, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqia dhe është gënjeshtar.
آية رقم 32

O populli im, unë, me të vërtetë, i druaj dënimit taj në Ditën e ringjalljes,
آية رقم 38

Dhe, ai besimtari tha: “O populli im, më pasoni (ejani pas meje), unë ju udhëzoj në rrugë të drejtë!

zjarri (të cilit) i ekspozohen në mëngjes dhe mbrëmje, e kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit, ju thuhet): “Shpini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!

Ata që madhështoheshin, do të thonë (që ishin eprorë): “Të gjithë ne jemi në të (zjarr). Perëndia, me të vërtetë, ka gjykuar mes robërve”.

Dhe, ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të skëterrës: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, (madje) qoftë vetëm një ditë!”

(e rojtarët do t’u thonë atyre): “Vallë, a nuk ju kanë sjellë pejgamberët tuaj argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po, me të vërtetë, (na kanë sjellur)”. Ata (rojtarët) ju thonë: “Lutjuni pra ju! – Por, thirrja (lutja) e mohuesve është vetëm në humbje”,

Na, me të vërtetë, do t’u ndihmojmë pejgamberëve Tanë dhe atyre që besojnë – në jetën e kësaj bote dhe (atë) Ditë, kur do të sillën dëshmitarët (Ditën e Kijametit),

(atë) Ditë kur zullumqarëve (mohuesve) nuk do t’u bëjë dobi arsyetimi i tyre dhe ata i pret mallkimi dhe vendbanimi i shëmtuar.
آية رقم 53

Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait udhëzimin dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Israelit Librin,

Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhammed). Pa dyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë (do të realizohet). Lutju Zotit për faljen e mëkateve tuaja dhe lartësoje Zotin tënd me falenderim, në mbrëmje dhe mëngjes!

Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë, ata që mendjemadhësohen e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.

Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, ai që ua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe u ka dhënë formë, e ju ka zbukuruar formën dhe u ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, Zoti i gjithësisë.

Ai është i Gjallë, s’ka zot tjetër përveç tij, anaj lutjuni vetëm Atij, duke qenë ajo lutje vetëm për Te: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, Zotin e Gjithësisë!”

Ai (Perëndia), është Ai që i ngjallë (të vdekurit) dhe i vdes (të gjallët) dhe kur Ai vendos diçka, vetëm thotë pë të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet.

Ata që e kanë përgënjeshtruar Librin (Kur’anin) dhe ato që i kemi dërguar me Pejgamberët Tonë, së shpejti do ta dinë ata,

Hyni në dyert e skëterrës, duke qëndruar përherë në te! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve!

Andaj, bëhu i durueshëm, premtimi i Perëndisë, me siguri, do të realizohet, e nëse të tregojmë ty diçka, nga ajo që u kemi premtuar atyre, apo nëse të vdesim ty (para dënimit të tyre), e ata te Ne do të kthehen (për llogari).
آية رقم 81

Dhe Ai ju tregon argumentet e Tij, e cilat argumente të Perëndisë i mohoni ju?!

E, kur ta shohin dënimin Tonë, atëherë thohë: “Ne besojmë në Perëndinë – të vetmin Zot, e i mohojmë ato që ia përshkruanim për shok Atij”.
تقدم القراءة