ترجمة سورة التكوير

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة التكوير باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Kur Dielli të humbë shkëlqimin,

dhe kur yjet të rrëzohen (errësohen),

dhe kur malet të lëvizin,

dhe kur devet mbarsë të mbeten pa çoban (të pakujdes),

dhe kur shtazët e egra të tubohen,

dhe kur devet vlojnë,

dhe kur shpirtërat bashkohen me trupëra,

dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet

për çfarë faji është mbytur,

dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëzve),

dhe kur qielli zhvendoset,

dhe kur të flakërojë skëterra,

dhe kur të afrohet xhenneti,

çdokush do të di për veprat që ka përgatitur.

Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë

të cilët lëvizin dhe zhduken nga shikimi (horizonti),

dhe në natën kur bie terri,

dhe agimin kur gdhinë (zbardhëllon drita).

Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit),

të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit)

të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh).

E shoku juaj (Muhammedi), nuk është i marrë.

Ai (Muhammedi) e ka parë qartë (Xhebrailin) në horizont,

dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë),

dhe Kur’ani nuk është fjalë e djallit të mllkuar,

e, kah po ia mbani (me këto mendime)?!

Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit):

për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë,

e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave!
Icon