ترجمة سورة العلق

الترجمة الألبانية
ترجمة معاني سورة العلق باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,
i Cili, me anë të penës ia mësoi,
ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.
Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,
kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.
Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!
A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon
robin (Tonë) kur falet?[415]
____________________
[415] Vargjet aludojnë për një nga prijësit e Mekës, Ebu Xhehlin, i cili ishte armiku kryesor i Profetit Muhamed (a.s.) në fillimet e Islamit. Ai e kishte kërcënuar Profetin (a.s.), që të mos falej më në Qabe.
A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë
dhe që urdhëron për devotshmëri?!
Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin,
a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!
Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),
për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.
Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,[416]
____________________
[416] Pra, le të thërrasë në ndihmë prijësit e tjerë të Mekës, që ishin përkrahësit e tij.
Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!
Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!
Icon