Surah 'Abasa in Shqip
سورة عبس · Verses: 42 · Meccan
Translation: Shqip translation 1 (الترجمة الألبانية)
-
1
عَبَسَ وَتَوَلَّىٰٓ
Ai[393] u vrenjt dhe ktheu kurrizin,
[393] Muhamedi (a.s.). -
2
أَن جَآءَهُ ٱلۡأَعۡمَىٰ
kur i erdhi pranë i verbri. -
3
وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ
E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet) -
4
أَوۡ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكۡرَىٰٓ
ose të merrte këshillë, e këshilla t’i sillte dobi atij?! -
5
أَمَّا مَنِ ٱسۡتَغۡنَىٰ
Sa për atë që është i pasur, -
6
فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ
ti atij po i kushton vëmendje, -
7
وَمَا عَلَيۡكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ
megjithëse nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk dëshiron të pastrohet. -
8
وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسۡعَىٰ
Sa për atë që të vjen duke nxituar -
9
وَهُوَ يَخۡشَىٰ
dhe ndien frikë (nga Allahu), -
10
فَأَنتَ عَنۡهُ تَلَهَّىٰ
ti atij nuk po ia vë veshin. -
11
كَلَّآ إِنَّهَا تَذۡكِرَةࣱ
Mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë, -
12
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ
pra, kush të dojë, le të marrë këshillë! -
13
فِي صُحُفࣲ مُّكَرَّمَةࣲ
Ai ndodhet në Faqe të nderuara,[394]
[394] Në Leuhi Mahfûdh. -
14
مَّرۡفُوعَةࣲ مُّطَهَّرَةِۭ
të lartësuara, të pastra, -
15
بِأَيۡدِي سَفَرَةࣲ
në duart e shkruesve (engjëj) -
16
كِرَامِۭ بَرَرَةࣲ
të ndershëm dhe të drejtë. -
17
قُتِلَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَآ أَكۡفَرَهُۥ
Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai! -
18
مِنۡ أَيِّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥ
Prej çfarë gjëje e krijon Allahu atë? -
19
مِن نُّطۡفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ
Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të rregullta. -
20
ثُمَّ ٱلسَّبِيلَ يَسَّرَهُۥ
Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes) -
21
ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقۡبَرَهُۥ
e pastaj e vdes dhe i cakton një varr, -
22
ثُمَّ إِذَا شَآءَ أَنشَرَهُۥ
dhe, kur të dojë, Ai e ringjall. -
23
كَلَّا لَمَّا يَقۡضِ مَآ أَمَرَهُۥ
E megjithatë, njeriu ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai! -
24
فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ
Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet: -
25
أَنَّا صَبَبۡنَا ٱلۡمَآءَ صَبࣰّا
Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk, -
26
ثُمَّ شَقَقۡنَا ٱلۡأَرۡضَ شَقࣰّا
pastaj e çajmë tokën në thellësi -
27
فَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا حَبࣰّا
dhe nxjerrim prej saj drithërat, -
28
وَعِنَبࣰا وَقَضۡبࣰا
rrushin e perimet, -
29
وَزَيۡتُونࣰا وَنَخۡلࣰا
ullirin e palmat, -
30
وَحَدَآئِقَ غُلۡبࣰا
kopshtet e dendura, -
31
وَفَٰكِهَةࣰ وَأَبࣰّا
pemët dhe gjithë barërat, -
32
مَّتَٰعࣰا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ
që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja. -
33
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلصَّآخَّةُ
Por, kur të vijë Ushtima, -
34
يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ
atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, -
35
وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ
nga e ëma dhe nga i ati, -
36
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ
nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. -
37
لِكُلِّ ٱمۡرِيࣲٕ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذࣲ شَأۡنࣱ يُغۡنِيهِ
Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë. -
38
وُجُوهࣱ يَوۡمَئِذࣲ مُّسۡفِرَةࣱ
Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore, -
39
ضَاحِكَةࣱ مُّسۡتَبۡشِرَةࣱ
të qeshura e të gëzuara. -
40
وَوُجُوهࣱ يَوۡمَئِذٍ عَلَيۡهَا غَبَرَةࣱ
Atë Ditë do të ketë (edhe) fytyra të pluhurosura, -
41
تَرۡهَقُهَا قَتَرَةٌ
që do t’i mbulojë errësira. -
42
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَفَرَةُ ٱلۡفَجَرَةُ
Këta janë jobesimtarët, gjynahqarët.