Surah 'Abasa in Shqip
سورة عبس · Verses: 42 · Meccan
Translation: Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
-
1
عَبَسَ وَتَوَلَّىٰٓ
Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyrë) -
2
أَن جَآءَهُ ٱلۡأَعۡمَىٰ
ngase i erdhi pranë i verbëri. -
3
وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ
E kush të dëfton ty – ndoshta ai dëshiron të pastrohet (nga mëkatet), -
4
أَوۡ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكۡرَىٰٓ
ose të këshillohet, e t’i sjell dobi atij këshillimi, -
5
أَمَّا مَنِ ٱسۡتَغۡنَىٰ
e atij që ësthë i pasur (e prezentohet si i panevojshëm për të besuar) -
6
فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ
atij po i kthehesh -
7
وَمَا عَلَيۡكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ
sepse, ti nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk don të pastrohet (të besojë); -
8
وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسۡعَىٰ
e atij që të vjen ty duke nxituar (për këshillim) -
9
وَهُوَ يَخۡشَىٰ
dhe ndien drojë -
10
فَأَنتَ عَنۡهُ تَلَهَّىٰ
e ti atë nuk po e merr në konsiderim. -
11
كَلَّآ إِنَّهَا تَذۡكِرَةࣱ
Mos vepro ashtu! Ato janë këshilla, -
12
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ
e, kush të dojë, le të mësojë -
13
فِي صُحُفࣲ مُّكَرَّمَةࣲ
në faqet e (Kur’anit të) çmueshme -
14
مَّرۡفُوعَةࣲ مُّطَهَّرَةِۭ
të lartësuara (të madhërueshme), të pastra, -
15
بِأَيۡدِي سَفَرَةࣲ
me duart e shkruesve (engjëjve) -
16
كِرَامِۭ بَرَرَةࣲ
të ndershëm dhe të drejtë. -
17
قُتِلَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَآ أَكۡفَرَهُۥ
Mallkuar qoftë njeriu! Sa jomirënjohës që është ai! -
18
مِنۡ أَيِّ شَيۡءٍ خَلَقَهُۥ
Prej çkahjes e krijoi Ai (Perëndia) atë (njeriun)?! -
19
مِن نُّطۡفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ
Prej pikës së farës e krijoi dhe përgatiti për të çdo gjë të dobishme, -
20
ثُمَّ ٱلسَّبِيلَ يَسَّرَهُۥ
dhe pastaj ia lehtësoi rrugën (e lindjes), -
21
ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقۡبَرَهُۥ
pas kësaj, (Ai) ia caktoi vdekjen dhe bëri që të varroset, -
22
ثُمَّ إِذَا شَآءَ أَنشَرَهُۥ
dhe, mandej kur të dojë Ai, e ringjallë. -
23
كَلَّا لَمَّا يَقۡضِ مَآ أَمَرَهُۥ
Në të vërtetë! Ai – njeriu, ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai! -
24
فَلۡيَنظُرِ ٱلۡإِنسَٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ
Le të shikojë njeriu në ushqimin e vet: -
25
أَنَّا صَبَبۡنَا ٱلۡمَآءَ صَبࣰّا
Ne kemi derdhur ujëra (shira) të bollshme, -
26
ثُمَّ شَقَقۡنَا ٱلۡأَرۡضَ شَقࣰّا
pastaj e kemi plasaritur tokën me çarje -
27
فَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا حَبࣰّا
dhe bëjmë që nga ajo të rriten drithërat, -
28
وَعِنَبࣰا وَقَضۡبࣰا
dhe rrushi e perimet, -
29
وَزَيۡتُونࣰا وَنَخۡلࣰا
dhe ulliri e palma, -
30
وَحَدَآئِقَ غُلۡبࣰا
dhe kopshtet e dendura, -
31
وَفَٰكِهَةࣰ وَأَبࣰّا
dhe pëmët e barishtet, -
32
مَّتَٰعࣰا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ
për ju dhe bagëtinë tuaj. -
33
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلصَّآخَّةُ
E, kur të arrijë zëri i madh shurdhues, - -
34
يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ
në Ditën kur njeriu ikën nga vëllau i tij -
35
وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ
dhe nga nëna e babai i tij -
36
وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ
dhe nga bashkëshortja e fëmijët e tij; -
37
لِكُلِّ ٱمۡرِيࣲٕ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذࣲ شَأۡنࣱ يُغۡنِيهِ
atë Ditë, çdonjëri është i preokupuar me gjendjen e vetvetes, -
38
وُجُوهࣱ يَوۡمَئِذࣲ مُّسۡفِرَةࣱ
disa fytyra atë Ditë, shëndrisin, -
39
ضَاحِكَةࣱ مُّسۡتَبۡشِرَةࣱ
të qeshura, të gëzuara, -
40
وَوُجُوهࣱ يَوۡمَئِذٍ عَلَيۡهَا غَبَرَةࣱ
kurse disa fytyra, atë Ditë, pluhërosen, -
41
تَرۡهَقُهَا قَتَرَةٌ
errësira do t’i kaplojë, -
42
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَفَرَةُ ٱلۡفَجَرَةُ
këta janë jobesimtarët, të korruptuarit.