Surah Al-'Alaq in Shqip
سورة العلق · Verses: 19 · Meccan
Translation: Shqip translation 1 (الترجمة الألبانية)
-
1
ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ
Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), -
2
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ
e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! -
3
ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ
Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, -
4
ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ
i Cili, me anë të penës ia mësoi, -
5
عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ
ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte. -
6
كَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ
Por vërtet që njeriu shkel çdo cak, -
7
أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ
kur mendon se është i vetëmjaftueshëm. -
8
إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ
Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt! -
9
أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ
A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon -
10
عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ
robin (Tonë) kur falet?[415]
[415] Vargjet aludojnë për një nga prijësit e Mekës, Ebu Xhehlin, i cili ishte armiku kryesor i Profetit Muhamed (a.s.) në fillimet e Islamit. Ai e kishte kërcënuar Profetin (a.s.), që të mos falej më në Qabe. -
11
أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ
A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë -
12
أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ
dhe që urdhëron për devotshmëri?! -
13
أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ
Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin, -
14
أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ
a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?! -
15
كَلَّا لَئِن لَّمۡ يَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِيَةِ
Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit), -
16
نَاصِيَةࣲ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةࣲ
për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit. -
17
فَلۡيَدۡعُ نَادِيَهُۥ
Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,[416]
[416] Pra, le të thërrasë në ndihmë prijësit e tjerë të Mekës, që ishin përkrahësit e tij. -
18
سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِيَةَ
Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)! -
19
كَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡۤ وَٱقۡتَرِب۩
Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!