سورة الفرقان

Albanian - Albanian translation

Përkthimi i Sures الفرقان në الألبانية nga Albanian - Albanian translation

Albanian - Albanian translation


Ai, që ia shpall Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botes (këshillues), është i madhëruar.

Dhe ata që nuk besuan, thinë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit indihmuan edhe njerëz tjerë. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje”.

Edhe thanë: “(për Kur’anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t’i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.

Por jo, ata përgënjeshtruan kiametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.

Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën e tij (Xhehennemit).

Ata (idhujt) thonë: “Je i panevojshëm për rival, o i madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur s që harruan të përkujtojnë!”

Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t’i ndihmoni (vetes). E cilido ë bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.

Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë (apo Xhenneti është haram për ju)!”

Atë ditë banuesit e Xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.

Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.

Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirëshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.

E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur’ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit (dalëngadalë).

Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.

Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në Xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.

U thamë: “Shkoni ju të dy te ai popull ë i përgënjeshtroi argumentet Tona!” E Ne pastaj i shkatërrruam ata shumë keq.

Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e pët njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgaditur dënim të rëndë.

Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vëhtruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.

Ne shumë herë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën tjetër pos refuzimit.

E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.

E kur u është thënë atyre: Bëni sezhde ndaj të madhërishmit, ata thanë: “E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t’i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?” E kjo shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).

Dhe që për hirë të Zotit të tyre natën e alojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).

(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.

Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.

Thuaj: “zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënnimi do t’ju jetë i pandërprerë”.
تقدم القراءة