ﯶ
surah.translation
.
ﰡ
ﭑﭒ
ﰀ
O ti i mbështjellë!
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
Ose shto diç prej saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje.
Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
E s’ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjlë më e qartë.
Vërtet, Ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merrë për mbështetje.
Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t’i bëjë pleq?
Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!