سورة المزمل

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Përkthimi i Sures المزّمّل në الألبانية nga Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation


sepse, zgjuarja natën, me të vërtetë, vepron më fuqishëm dhe shprehjet (mësimet) janë më të kthjellta,

e lermëni Mua (t’i qeroj hesapet) me ata që të konsiderojnë (ty) për gënjeshtar, të cilët jetojnë në luks dhe jepju pak afat atyre:

por Faraoni e ka kundërshtuar Profetin, andaj e kemi dënuar atë me dënim të rëndë.

Qysh do të ruheni ju (nga dënimet) nëse mbeteni jobesimtarë Ditën në të cilën fëmijët bëhen të thinjët (prej tmerrit të madh)?!

Me të vërtetë, Zoti yt e di, se ti (o Muhammed) lutesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Zoti e ka caktuar gjatësinë e ditës dhe të natës, Ai e di se ju nuk mundeni me e llogaritur atë, andaj ju ka bërë lehtësi; e ju lexoni Kur’an aq sa mundeni; Ai e di që ndokush nga ju do të jetë i sëmurë, kurse disa të tjerë udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar dhuntitë e Perëndisë (për jetesë), dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Perëndisë – prandaj, lexoni ju sa keni mundëis nga Kur’ani, dhe kryeni namazin dhe jepnie zeqatin, dhe për hir të Perëndisë jepnihua, sepse, çdo të mirë që e përgatitni ju për vete më parë, do ta gjeni te Perëndia më të mirë dhe (do të keni) shpërblim më të madh. Kërkoni falje te Perëndia, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues i madh.
تقدم القراءة