سورة الملك

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Përkthimi i Sures الملك në الألبانية nga Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation


Na, juve ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe kemi bërë që (zjarri i tyre) t’i gjuajë djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.

Kurse, për ata që nuk besojnë në Zotin e tyre, dënimi është skëterra; e sa i shëmtuar është ai vendbanim!

gati për të eksploduar nga ashpërsia. Kurdo që të hedhet në të ndonjë grup (jobesimtarësh), - rojtarët e skëterrës i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua tërheq vërejtjen juve?”

Dhe, ata e pranuan mëkatin e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e skëterrës!

Me të vërtetë, ata që i frikohen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, për ta ka falje dhe shpërblim të madh!

Me të vërtetë, i kanë konsideruar gënjeshtarë ata që kanë qenë përpara këtyre. E sa i ashpër ka qenë dënimi (pezmi) Im!

Kur për së afërmi e panë dënimin, u zymtuan fytyrat e atyre që nuk kanë besuar dhe do t’u thuhet: “Qe, kjo është ajo që e keni kërkuar (shpejtimin e dënimit)!”

Thuaj: “Ç’menoni ju, në qoftë se Perëndia më shkatërron mua dhe ata që janë me mua, ose na mëshiron; kush është ai që do t’i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?”
تقدم القراءة