سورة ق

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Përkthimi i Sures ق në الألبانية nga Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation


Aq më tepër, ta e mohuan të Vërtetën kur u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme (në çështjen e profetnisë).

E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur,

për t’u menduar dhe këshilluar çdo rob që i drjtohet Zotit të vet.

ushqim për robërit (njerëzit), dhe Ne me shi e ringjallim tokën (visin) e vdekur; e kështu do të jetë edhe dalja (prej tokës – ringjallja).

edhe banorët e Ejkës dhe populli i Tubbas; të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe ndaj tyre u sendërtua dënimi Im.

Ti, me të vërtetë, ke qenë i pakujdesshëm për këtë (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i prehtë.
Verse 25

pengues i të mirave, që kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (në fé),

Atyre (Perëndia) do t’ju thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam lajmëruar premtimin (dënimin),

Kjo ju është premtuar, çdokujt që është penduar dhe ruajtur (nga kalimi i kufirit),

i cili frikohet prej Perëndisë edhe atëhrë kur nuk e sheh kush dhe i cili vie me zemër të kthyer kah Perëndia”.

(U thuhet atyre): “Hyni në të (në xhennet), në qetësi (e mirësi), kjo është Dita e përhershme!”

dhe madhëroje Atë në një pjesë të natës dhe pas kryerjes së namazit.
تقدم القراءة