Përkthimi i Sures فصّلت në الألبانية nga Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Verse 1
ﭑ
ﭒ
Hâ, Mîm.
Verse 2
ﭓﭔﭕﭖ
ﭗ
(Kjo është) Shpallja prej Bamirësit, Mëshiruesit,
Verse 3
Libër, argumentet e të cilit janë të qarta, (që është) Kur’ani në gjuhën arabe, për popullin që di,
Verse 4
si sihariques dhe paralajmërues, por shumica e tyre janë shmangë (prej studimit të tij) e nuk duan të dëgjojnë,
Verse 5
(por) thonë: “Zemrat tona janë të mbuluara (blinduara e nuk kuptojnë) atë që na thërret ti neve, veshët tanë janë të shurdhër për atë, e në mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (në idenë tënde), (por) me të vërtetë, dhe ne do të punojmë”.
Verse 6
Thuaj: “Unë, me të vërtetë, jam njeri si ju, mua më është shpallur që Zoti juaj është vetëm një Zot, andaj lutjuni Atij sinqerisht dhe kërkoni falje prej Tij! E, mjerë për ata që i bëjnë shok Atij,
Verse 7
të cilët nuk japin zeqatin dhe të cilët nuk besojnë në jetën tjetër!
Verse 8
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të pandërprerë.
Verse 9
Thuaj (o Muhammed!): “Vallë, a me të vërtetë ju e mohoni Atë, i cili e ka krijuar Tokën në dy ditë (periudha kohore) – dhe madje i përshkruani Atij shok? (Ja), ky është Zoti i gjithësisë!”
Verse 10
Dhe, krijoi në Tokë (sipërfaqe të saj) male të palëvizshme, e bëri që në të – të krijohen shumë begati, dhe u caktoi në te (të gjithëve) furnizimin e tyre, të gjitha këto për katër ditë (periudha kohore); ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin.
Verse 11
Pastaj, vendosi (të rregullojë) qiellin, e ai ishte në gjendje mjegullire, e i tha atij (qiellit) dhe Tokës: “Dukuni (ejani të përulur) me dashje ose me dhunë!” e ata u përgjigjë: “Erdhëm vullnetarisht!”
Verse 12
Dhe, Ai krijoi (të jenë) shtatë qiej në dy ditë (periudha kohore), dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. E, qiellin më të afërm e kemi zbukuruar me yje të shkëlqyer dhe i ruajmë ato. Kjo është dispozita e të Plotëfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
Verse 13
Nëse shmangen (refuzojnë besimin), ti thuaju: “Ju paralajmëroj me bubullimë (dënimin e tmerrshëm)) aso dënimi çfarë e goditi Adin e Themudin,
Verse 14
kur atyre u erdhën pejgamberët – para tyre dhe pas tyre (duke thënë): “Mos adhuroni (asgjë) përveç Zotit!” e ata thanë: “Sikur të kishte dashtë Zoti ynë, Ai do të kishte dërguar engjëj. Ne nuk besojmë në atë që është dërguar me ju”.
Verse 15
Sai përket Adit, ata janë madhështuar në Tokë pa kurrfarë baze dhe thonin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, - e ata i kanë mohuar argumentet Tona.
Verse 16
Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e shëmtuara (fatkeqësisë) erë të ftohtë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë, e dënimi në jetën tjetër është edhe më poshtërues dhe atyre nuk do t’u ndihmohet.
Verse 17
Dhe, Themudit, Ne ia kemi treguar rrugën e drejtë, por ata e deshën (preferuan) verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj ata i goditi dënimi i stuhishëm, poshtërues, për atë që kanë punuar;
Verse 18
ﯬﯭﯮﯯﯰ
ﯱ
e, i shpëtuam ata që besuan dhe që janë ruajtë (prej të këqiave).
Verse 19
(Kujtoju atyre) Ditën kur do të tubohen armiqët e Perëndisë te zjarri (në vendin e llogarisë), e do të tubohen duke u shtyrë me forcë (dhunë),
Verse 20
dhe kur të vijnë tek ai (zjarri), kundër tyre do të dërshmojnë, veshët e tyre, sytë e tyre, dhe lëkurat e tyre – për atë që kanë punuar.
Verse 21
Ata u thonë lëkurave të tyre: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato përgjigjen: “Perëndia, na ka bërë që të flasim – ashtu siç i ka dhënë aftësinë e të folurit çdo sendi. Ai u ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni (përsëri)”.
Verse 22
Ju nuk jeni fshehur (nga frika), që kundër jush të mos dëshmojnë veshët tuaj, dhe sytë tuaj dhe lëkura juaj, por ngase keni besuar se Perëndia nuk do t’i dijë shumë ato që i keni punuar.
Verse 23
Dhe, kjo bindje e juaj, që keni pasur në Zotin tuaj, u ka shkatërruar juve, e u bëtë prej atyre që janë në humbje.
Verse 24
E, nëse ata bëhen (edhe) të durueshëm, zjarri është vendstrehim për ta; e nëse kërkojnë kthim, nuk do t’u lejohet kthimi.
Verse 25
Ne, u kemi pas caktuar atyre (mohuesve) shokët e këqinj, të cilët ua zbukuronin atyre – ato që janë para tyre dhe ato që janë pas tyre, e në ta u realizua fjala (e dënimit), së bashku me popujt që kanë qenë para tyre – prej xhindëve dhe njerëzve. Këta, me të vërtetë, kanë qenë të shkatërruar.
Verse 26
Mohuesit kanë thënë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe flisni me zë të lartë, për ta mund atë!”
Verse 27
Do të bëjmë Ne, që ta shijojnë mohuesit dënimin e ashpër dhe do t’i dënojmë ata me më të keqen, për veprat që kanë bërë.
Verse 28
Ky zjarri është dënimi i armiqve të Perëndisë. Në te është vendbanimi i përhershëm i tyre. Ky është dënim për ta, ngase kanë qenë mohues të ajeteve Tona.
Verse 29
(Atëherë) mohuesit do të thonë: “O Zoti ynë, tregona ata (dy grupe) prej xhindëve dhe njerëzve, që na kanë shpënë në humbje, që t’i shtrojmë nën këmbët tona, e të bëhen ndër më të fundmit (në zjarr)!”
Verse 30
Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia, e pastaj vazhdojnë në të drejtë (sipas urdhërit të Perëndisë), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar.
Verse 31
Ne jemi të afërmit tuaj në jetën e kësaj bote dhe të së ardhmes; ju në te (xhennet) do të keni çka të dëshironi dhe çka të kërkoni,
Verse 32
ﭷﭸﭹﭺ
ﭻ
si gosti prej Atij që falë shumë dhe që është mëshirues”.
Verse 33
E, kush flet më bukur se ai që thërret te Perëndia, bënë vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë, jam musliman!”
Verse 34
Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.
Verse 35
Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që durojnë dhe këtë mund ta arrijnë vetëm ata që janë të pajisur (me virtyte të bukura).
Verse 36
E, nëse djalli fillon të të mashtrojë, kërko mbështetje te Perëndia. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
Verse 37
Argumente të Tij janë edhe nata dhe dita, edhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde (mos bini me fytyrë për tokë) as për Diellin as për Hënën, por bëni sexhde për Perëndinë, i cili i ka krijuar ato, nëse jeni adhurues të Atij.
Verse 38
E, nëse ata madhështohen, - po, ata që janë te Zoti yt (engjëjt), e lavdërojnë Atë natën dhe ditën, e kurrë nuk mërziten.
Verse 39
Njëri nga argumentet e Tij është edhe ai që ti e sheh tokën të përulur – të thatë, e kur e lëshojmë në të shiun, toka lëvizë dhe gjallohet. Me të vërtetë Ai që e ngjallë atë, i ngjallë edhe të vdekurit. Me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
Verse 40
Me të vërtetë, ata që i shtrembërojnë argumentet Tona, nuk do të jenë të fshehtë te Ne. e, a është më e mirë ai që do të hidhet në zjarr apo ai që në Ditën e Kijametit do të vie i qetë? Punoni çka të doni (se ju gjen ajo çka ju takon), e Ai, me të vërtetë, i sheh të gjitha çka punoni ju.
Verse 41
Me të vërtetë, ata që e kanë mohur Këshillën (Kur’anin), kur u ka ardhur atyre (do të dënohen). Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Libër i madhërueshëm,
Verse 42
të cilit nuk mund t’i vie gënjeshtra, nga asnjëra anë (as përpara, as përmbrapa). Kjo është shpallja prej të Gjithëdijshmit, të Falenderuarit.
Verse 43
Nuk të thuhet ty (o Muhammed) asgjë, përpos asaj që u është thënë pejgamberëve – para teje. Me të vërtetë, Zoti yt (edhe) falë shumë, por edhe dënon dhembshëm.
Verse 44
Sikur ta kishim shpallur Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thonin: “Të ishin ajetet e shpallura të kuptueshme! Vallë, (a Kur’ani) të jetë në gjuhën joarabe, (e pejgamberi) të jetë arab!? Thuaj: “Ai, për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç”. Dhe, ata që nuk besojnë, kanë pengesa në veshë (janë të shurdhër) dhe ai (Kur’ani), për ta është verbëri (ata janë të verbër), thuajse thirrën prej vendeve të largëta.
Verse 45
Dhe, Ne, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin, e ata janë përçarë në të – dhe sikur të mos ishte Fjala e Zotit tënd e thënë më parë, atyre do t’u gjykohej menjëherë (në këtë jetë). Me të vërtetë, ata (mohuesit) dyshojnë thellë në këtë Libër.
Verse 46
Kush bën mirë, bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. E, Zoti yt, nuk u bën zullum robërve (të Vet).
Verse 47
Vetëm Perëndia është i dijshëm kur do të ndodhë Çasti (Kijameti). Kurrfarë fruti nuk mund të dalë prej kupës së lules, as femra nuk mund të mbetet shtatzënë, as të lind, - pa dijeninë e Tij. E, atë Ditë kur Ai i thërret (idhujtarët): “Ku janë shokët e Mi, që m’i përshkruanit Mua?” Ata përgjigjen: “Na të lajmërojmë Ty se prej nesh nuk ka asnjë dëshmitar për ta (se janë shok të Tu)”.
Verse 48
Humbën (prej tyre) ata që i adhuronin më parë, dhe ata (tani), e dinë se nuk ka strehim për ta.
Verse 49
Njeriu nuk mërzitet kurrë duke kërkur të mirën (te Perëndia), e nëse e godet e keqja, ai menjëherë bie në dëshpërim dhe humbë shpresën.
Verse 50
Nëse i japim atij (njeriut) që ta shijojë mëshirën Tonë, pas një fatkeqësie që e ka goditur atë, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj, dhe unë nuk besoj se do të ndodhë Çasti (Dita e Kijametit), e nëse kthehem te Zoti im, tek Ai më takon e mira e madhe”. Me të vërtetë, Ne do t’i lajmërojmë mohuesit, për atë që kanë punuar dhe do t’u japim ta shijojnë dënimin e rëndë.
Verse 51
Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe largohet me një anë, (nga të adhuruarit Neve), e kur ta godet e keqja, (atëherë) ai lutet gjerë e gjat).
Verse 52
Thuaju (atyre) o Muhammed: “A po shihni? Nëse ai (Kur’ani) është prej Perëndisë, e ju nuk e besuat; kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim, larg (së vërtetës)?”
Verse 53
Na, atyre, do t’u dëftojmë argumentet Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe te vet ata, deri sa t’u bëhet plotësisht e qartë, se ai (Kur’ani), është i vërtetë. Vallë, a nuk të mjafton ty, që Zoti yt është, me të vërtetë, dëshmues i çdo gjëje?!
Verse 54
E, ata, me siguri, dyshojnë në takimin me Zotin e tyre. Dinie se, Ai (Perëndia), i përfshinë të gjitha gjërat (me fuqi dhe dijeni).
تقدم القراءة