Përkthimi i Sures غافر në الألبانية nga Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Verse 1
ﭥ
ﭦ
Hâ, Mîm.
Verse 2
ﭧﭨﭩﭪﭫﭬ
ﭭ
Shpallja e këtij Libri është prej Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm.
Verse 3
I cili falë mëkatet dhe pranon pendimin, që dënon ashpër, dhe është pronar i të mirave; nuk ka zot tjetër përveç Tij dhe tek Ai është kthimi.
Verse 4
Nuk bëjnë polemikë për ajetet e Perëndisë (meqë janë të qarta), pos tyre që nuk besojnë, prandaj mos të mashtrojë ty qarkullimi i tyre nëpër botë.
Verse 5
Në të vërtetë, edhe para tyre (Kurejshëve), ata (pejgamberët) i përgënjeshtruan populli i Nuhut, si dhe grupet tjera pas tyre. Secili popull u përpoq ta mundojë pejgamberin e vet dhe të bënin polemikë të kotë për ta zhdukur të vërtetën, andaj Unë i kam zhdukur ata; e çfarë ka qenë dënimi Im!
Verse 6
Dhe kështu, për ata që mohuan, u realizua fjala e Zotit tënd. – Ata, me të vërtetë, janë banorë të zjarrit.
Verse 7
Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Perëndisë) për ata që kanë besuar (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit!
Verse 8
O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtijet e Adnit, të cilat ju ke premtuar tyre, dhe prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, ata që kanë qenë të mirë; Ti je i Plotëfuqishëm dhe Gjithëdijshëm.
Verse 9
Dhe, ruaj ata nga veprat e këqia, e kë e ruan Ti nga veprat e këqia atë ditë, Ti e ke mëshiruar atë; e ky, me të vërtetë, është shpëtim i madh!”
Verse 10
Me të vërtetë, ata që kanë mohuar do të thirrën: “Urrejtja e Perëndisë ndaj jush, është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrë në besim, por keni mohuar”.
Verse 11
Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdekur dy herë dhe na ke ngjallur dy heë, prandaj, ne i pranuam mëkatet tona. E, a ka ndonjë rrugëdalje (nga dënimi)?”
Verse 12
Kjo është për atë, që kur thirrej Perëndia i Vetëm, mohojshi, e nëse i përshkruhej shok Atij – ju besojshi. Vendimi i përket vetëm Perëndisë, të lartësuar e të madh.
Verse 13
Ai është që ju tregon dokumentet e Tij, dhe ju zbret furnizim prej qiellit, e këshillën e pranon vetëm ai që kthehet (te Perëndia).
Verse 14
Andaj, lutjuni Perëndisë duke i besuar Atij sinqerisht, madje, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët! –
Verse 15
(Ai) dhuron pozita të larta, është pronar i Arshit, dërgon Shpalljen me urdhërin e Tij tek ata që don Ai, prej robërve të Vet, për t’ju tërheqë vërejtjen në Ditën e Takimit (Kijametit),
Verse 16
në Ditën kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur për Perëndinë asgjë e tyre nuk është e fshehtë. (Atyre u thuhet): “Kujt i përket pushteti sot? (Jipet përgjigja): “Për Perëndinë e Vetëm dhe Ngadhnjimtar!”
Verse 17
Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar; sot nuk ka padrejtësi! Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë.
Verse 18
Dhe, paralajmëroi ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. (Atëherë), për njerëzit e këqinj nuk ekziston asnjë mik i sinqertë dhe ndërmjetësues i pranueshëm.
Verse 19
ﭲﭳﭴﭵﭶﭷ
ﭸ
(Perëndia) di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra;
Verse 20
Perëndia gjykon drejt, e ata që u luten atyre përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Perëndia, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh (çdo gjë).
Verse 21
A s’kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të fuqishëm se ata (Kurejshit) dhe më me shumë gjurmë (përmendore), por, Perëndia i dënoi, për shkak të mëkateve të tyre, dhe për ta nuk ka pasur kurrfarë mbrojtësi prej dënimit të Perëndisë.
Verse 22
Ky (dënim) është, ngase atyre u vinin pejgamberët me dokumente të qarta, e ata nuk u besonin, prandaj Perëndia i dënoi. Me të vërtetë, Ai është i fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
Verse 23
ﯜﯝﯞﯟﯠﯡ
ﯢ
Me të vërtetë, Ne e kemi dërguar Musain me dokumentet Tona dhe me mrekulli të qartë –
Verse 24
te Faraoni, Hamani dhe Karuni, e ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!”
Verse 25
E, kur atyre u erdhi (Musai) me të Vërtetën prej Nesh, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që kanë besuar në të e lëni të gjalla vajzat e tyre!” Por dinakëritë e mohuesve gjithmonë janë në humbje.
Verse 26
Faraoni tha: “Më lëni ta mbys Musain, e ai le ta thërret në ndihmë Zotin e vet. Unë, me të vërtetë, frikohem se ai do t’ju prishë fenë tuaj, ose do të shkaktojë trazira në Tokë”.
Verse 27
Musai tha: “Unë i lutem Zotit tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi që nuk beson në Ditën e llogarisë!”
Verse 28
Kurse, një njeri besimtar nga paria e popullit të Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, ta mbys njeriun për shkak se thotë: “Perëndia është Zoti im, e ai, me të vërtetë, ju ka ardhur me dokumente të qarta prej Zotit tuaj. Nëse është gënjyes, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së tij, e nëse është i drejtë, juve ka me ju goditë diçka, me të cilën ju kërcënohet ai juve. Me të vërtetë, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqia dhe është gënjeshtar.
Verse 29
O populli im, sot juve u përket pushteti në lartësitë e Tokës, por kush do të na mbrojë nga goditja e Perëndisë, nëse na arrinë neve?” E, Faraoni tha: “Unë ju rekomandoj vetëm atë që e konsideroj të drejtë dhe vetëm unë ju udhëzoj në rrugën e drejtë”.
Verse 30
E, atëherë, ai besimtari tha: “O populli im, unë druaj që do t’ju arrijë dënimi – si popujve të mëparshëm,
Verse 31
ashtu siç ka qenë (shkatërrimi) i popullit të Nuhut, Adit dhe Themudit dhe breznive pas tyre. E, Perëndia nuk don padrejtësi për robërit e Vet.
Verse 32
ﯶﯷﯸﯹﯺﯻ
ﯼ
O populli im, unë, me të vërtetë, i druaj dënimit taj në Ditën e ringjalljes,
Verse 33
në Ditën kur, nga frika – do të ikni prapa, e s’ka për ju mbrojtës nga dënimi i Perëndisë. E, atë që Perëndia e lë në humbje, për të s’ka udhërrëfyes.
Verse 34
Me të vërtetë, juve më parë u pat ardhur Jusufi, me argumente të qarta, por ju vazhdimisht dushonit në atë ë u kishte sjellë ai. E, kur vdiq ai, ju thatë: “Perëndia, kurrsesi nuk do të dërgojë pejgambe pas tij! Ja, kështu Perëndia e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqia dh dyshon,
Verse 35
ata që polemizojnë për argumentet e Perëndisë, pa pasur kurrfarë baze për atë, këtë e urren Perëndia dhe ata që besojnë. Kështu, Perëndia, ia vulosë zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi”.
Verse 36
Dhe, Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një rrokaqiell (të lartë) që t’i arrij rrugët,
Verse 37
rrugët e qiellit – e ta shoh Zotin e Musait. Por, unë, me të vërtetë, e konsideroj atë (Musain) rrenacak”. Kështu, Faraonit i është zbukuruar vepra e tij e shëmtuar, dhe është shmangur nga rruga e drejtë, e dredhia e Faraonit, me siguri, është falimentuar.
Verse 38
Dhe, ai besimtari tha: “O populli im, më pasoni (ejani pas meje), unë ju udhëzoj në rrugë të drejtë!
Verse 39
O populli im, me të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme.
Verse 40
Kush bën vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas veprës së bërë, e kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull apo femër – duke qenë besimtar, - at do të hyjnë në xhennet, në te do të furnizohen, pa hesap (fatyrë).
Verse 41
O populli im, ç’është kjo, unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni në zjarr!
Verse 42
Më thërritni që ta mohojë Perëndinë dhe t’i bëj shok Atij – atë, për të cilin unë nuk di, e unë ju thërras te i Plotëfuqishmi, Mëshiruesi i Madh.
Verse 43
Padyshim se, ajo që më thërritni ju, nuk mund të thërritet (të jetë e adhuruar), as në këtë botë as në tjetrën dhe se kthimi ynë është te Perëndia, dhe, ata që e teprojnë me të këqia, do të jenë banorë të zjarrit.
Verse 44
Ju, së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! E, unë – rastin tim ia lë Perëndisë, me të vërtetë, Perëndia i sheh robërit e Vet.
Verse 45
Dhe, Perëndia e ruajti atë prej të këqiave dhe trillimeve të tyre, e ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë,
Verse 46
zjarri (të cilit) i ekspozohen në mëngjes dhe mbrëmje, e kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit, ju thuhet): “Shpini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!
Verse 47
Dhe, kur ata të grinden në zjarr dhe t’u thonë ithtarët e shtypur – eprorëve që madhështoheshin: “Na, me të vërtetë, ju kemi ndjekur (pasuar) juve, e a mund të shmangëni prej nesh një pjesë të zjarrit?”
Verse 48
Ata që madhështoheshin, do të thonë (që ishin eprorë): “Të gjithë ne jemi në të (zjarr). Perëndia, me të vërtetë, ka gjykuar mes robërve”.
Verse 49
Dhe, ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të skëterrës: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, (madje) qoftë vetëm një ditë!”
Verse 50
(e rojtarët do t’u thonë atyre): “Vallë, a nuk ju kanë sjellë pejgamberët tuaj argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po, me të vërtetë, (na kanë sjellur)”. Ata (rojtarët) ju thonë: “Lutjuni pra ju! – Por, thirrja (lutja) e mohuesve është vetëm në humbje”,
Verse 51
Na, me të vërtetë, do t’u ndihmojmë pejgamberëve Tanë dhe atyre që besojnë – në jetën e kësaj bote dhe (atë) Ditë, kur do të sillën dëshmitarët (Ditën e Kijametit),
Verse 52
(atë) Ditë kur zullumqarëve (mohuesve) nuk do t’u bëjë dobi arsyetimi i tyre dhe ata i pret mallkimi dhe vendbanimi i shëmtuar.
Verse 53
Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait udhëzimin dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Israelit Librin,
Verse 54
ﮆﮇﮈﮉ
ﮊ
si udhërrëfyes dhe këshillë për mentarët.
Verse 55
Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhammed). Pa dyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë (do të realizohet). Lutju Zotit për faljen e mëkateve tuaja dhe lartësoje Zotin tënd me falenderim, në mbrëmje dhe mëngjes!
Verse 56
Ata që polemizojnë mbi argumentet e Perëndisë, pa u ardhur kurrfarë dokumenti (tjetër), në zemrat e tyre ka vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do ti shpie në qëllimin e tyre, andaj kërko mbrojtje prej Perëndisë! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
Verse 57
Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e di.
Verse 58
Nuk barazohet i verbëti dhe ai që sheh, dhe ai që beson e bën vepra të mira me atë që bën keq. E, pak po këshilloheni.
Verse 59
Me të vërtetë, do të vije Çasti i ringjalljes, për këtë s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
Verse 60
Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë, ata që mendjemadhësohen e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.
Verse 61
Perëndia, për ju ka bërë natën për të pushuar, e ditën të ndritshme për të parë (dhe punuar). Me të vërtetë, Perëndia është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falenderohen.
Verse 62
Ja, ky është Zoti juaj, krijues i çdo gjëje. S’ka zot tjetër përveç Tij. E, kah po shmangeni ju?!
Verse 63
Kështu ______________________?
Verse 64
Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, ai që ua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe u ka dhënë formë, e ju ka zbukuruar formën dhe u ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, Zoti i gjithësisë.
Verse 65
Ai është i Gjallë, s’ka zot tjetër përveç tij, anaj lutjuni vetëm Atij, duke qenë ajo lutje vetëm për Te: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, Zotin e Gjithësisë!”
Verse 66
Thuaj (o Muhammed!): “Mua më është ndaluar të adhuroj atë që ju e adhuroni, përpos Perëndisë, pasi që më kanë ardhur argumentet e qarta prej Zotit tim, e më është urdhëruar që t’i përulem Zotit të Gjithësisë”.
Verse 67
Ai (Perëndia), është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës (spermës), pastaj prej gjakut të droçkuar, pastaj ju bënë që të lindeni si foshnje, pastaj të arrini etapën e pjekurisë, e pastaj të bëheni pleq, - e disa prej jush vdesin më herët, - e që ta arrini çastin e caktuar të jetës, për të kuptuar (menduar).
Verse 68
Ai (Perëndia), është Ai që i ngjallë (të vdekurit) dhe i vdes (të gjallët) dhe kur Ai vendos diçka, vetëm thotë pë të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet.
Verse 69
A i ke parë ata që polemizojnë mbi argumentet e Perëndisë, e vallë kah po ia mbajnë?
Verse 70
Ata që e kanë përgënjeshtruar Librin (Kur’anin) dhe ato që i kemi dërguar me Pejgamberët Tonë, së shpejti do ta dinë ata,
Verse 71
ﮖﮗﮘﮙﮚﮛ
ﮜ
kur t’u vihen prangat në qafë dhe të sillen me zinxhirë,
Verse 72
ﮝﮞﮟﮠﮡﮢ
ﮣ
në ujë të valë, e pastaj të hudhen (digjen) në zjarr,
Verse 73
e pastaj atyre ju thuhet: “Ku janë ata ë i adhuronit,
Verse 74
përveç Perëndisë?” Ata përgjigjen: “Na kanë humbur (nuk po i shohim). Jo, por ne nuk kemi adhuruar asgjë më parë”. Ja kështu, Perëndia i shpie mohuesit në humbje.
Verse 75
Ky dënim është për shkak të gëzimit tuaj në tokë, pa kurrfarë baze, dhe ngase keni qenë arogantë (fodull) në gëzim.
Verse 76
Hyni në dyert e skëterrës, duke qëndruar përherë në te! Sa i shëmtuar që është vendbanimi i mendjemëdhenjve!
Verse 77
Andaj, bëhu i durueshëm, premtimi i Perëndisë, me siguri, do të realizohet, e nëse të tregojmë ty diçka, nga ajo që u kemi premtuar atyre, apo nëse të vdesim ty (para dënimit të tyre), e ata te Ne do të kthehen (për llogari).
Verse 78
Na, me të vërtetë, para teje kemi dërguar pejgamberë dhe prej tyre t’i kemi treguar ty, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar. Asnjë pejgamber nuk mund të tregojë ndonjë argument, pos me lejen e Perëndisë. E, kur të vie urdhëri i Perëndisë, do të gjykohet me saktësi, e atëhrë, të këqinjtë do të shkatërrohen.
Verse 79
Perëndia është Ai që për ju i ka krijuar shtazët, disa për t’i shalur, e disa për t’i ngrënë.
Verse 80
Dhe, për ju ka në to dobi, që të arrini realizimin e nevojave të rëndësishme që i keni – dhe me to e me barka transportoheni.
Verse 81
ﮋﮌﮍﮎﮏﮐ
ﮑ
Dhe Ai ju tregon argumentet e Tij, e cilat argumente të Perëndisë i mohoni ju?!
Verse 82
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, e të shohin si ka qenë fundi i atyre të mëparshmëve? Ata kanë qenë më të shumtë (numerikisht), më të fortë, e kanë lënë më shumë përmendore në Tokë, e nuk u ka bërë dobi asgjë ajo që kanë fituar.
Verse 83
E kur ju erdhën pejgamberët e tyre me argumente të qarta, ata u gëzuan me dijeninë që kishin (dijeninë iluzore), e i kaploi ajo (dënimi) për atë që e përqeshnin.
Verse 84
E, kur ta shohin dënimin Tonë, atëherë thohë: “Ne besojmë në Perëndinë – të vetmin Zot, e i mohojmë ato që ia përshkruanim për shok Atij”.
Verse 85
Por besimi i tyre, nuk u sjell kurrfarë dobie, pasi e panë dënimin Tonë. Kjo është dispozita e Perëndisë, e cila është zbatuar te robërit e Tij – dhe mohuesit (atëherë) do të humbin.
تقدم القراءة