Përkthimi i Sures الرّوم në الألبانية nga Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
Verse 1
ﮫ
ﮬ
Elif, Lám, Mîm.
Verse 2
ﮭﮮ
ﮯ
U mundën Bizantinët,
Verse 3
në afërsi të tokës (arabe), por ata pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë
Verse 4
brenda shtatë – nëntë (disa) vjetëve; me të vërtetë, vendimi i Perëndisë, është para (humbjes) dhe pas (fitorjes). Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët –
Verse 5
për ndihmën e Perëndisë, - Ai ndihmon kë të dojë dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues –
Verse 6
(ky është) premtimi i Perëndisë, e Perëndia nuk e then premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Verse 7
Ata dinë vetëm anën sipërfaqësore të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm (indiferent).
Verse 8
Vallë, a nuk mendojnë ata për vetveten? Perëndia, ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre – vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
Verse 9
Vallë, a nuk kanë udhëtuar nëpër botë e të shohin se si kanë pëfunduar popujt e mëparshëm? Ata, kanë qenë më të fortë se këta, dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se që e punojnë këta, e pejgamberët e tyre u kanë sjellë argumente të qarta. Perëndia, nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum.
Verse 10
Pastaj, përfundimi i atyre që punuan keq, qe e keqja e madhe, ngase i përgënjeshtronin ajetet e Perëndisë dhe talleshin me to.
Verse 11
Perëndia e fillon krijimin (prej asgjëje), e pastaj, e përsëritë (pas vdekjes), dhe pastaj tek Ai do të ktheheni.
Verse 12
ﯝﯞﯟﯠﯡ
ﯢ
E, atë ditë kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit), njerëzit e këqinj do të mbesin shpresëkëputur:
Verse 13
ata nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt e vet, dhe ata do t’i mohojnë idhujtë e tyre.
Verse 14
ﯭﯮﯯﯰﯱ
ﯲ
E, atë ditë kur të arrijë çasti i ringjalljes (Dita e Kijametit), atë ditë ata, - do të ndahen:
Verse 15
ata që anë besuar dhe që kanë punuar vepra të mira – në kopshtin e xhennetit do të jenë të gëzuar,
Verse 16
e ata që kanë mohuar dhe përgënjeshtruar ajetet Tona dhe takimin në Ditën e Kijametit, ata do të hudhen në zjarr.
Verse 17
ﭝﭞﭟﭠﭡﭢ
ﭣ
Larësonie Perëndinë kur bie muzgu dhe kur gëdhinë drita.
Verse 18
Dhe, për Te është falenderimi në qiej dhe në Tokë – në mbrëmje dhe në mesditë –
Verse 19
Ai, krijon (nxjerrë) të gjallin prej të vdekurit, dhe krijon të vdekurin prej të gjallit dhe e gjallëron tokën pas vdekjes (shkretërimit) të saj; - poashtu edhe ju do të nxirreni (prej varreve – të ringjallur).
Verse 20
Dhe, prej argumenteve të Tij, është që ju u krijuat prej dheut, pastaj përnjëherë jeni bërë njerëz dhe jeni shpërndarë në të gjitha anët;
Verse 21
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë;
Verse 22
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është krijimi i qiejve dhe i Tokës, dhe llojllojshmëria e gjuhëve tuaja dhe ngjyrave tuaja (racave). Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për të diturit;
Verse 23
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është gjumi juaj – natën dhe ditën, dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë;
Verse 24
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është paraqitja e vetëtimës – frikë dhe shpresë, e që ua dërgon shiun prej qiellit, që me te, të gjallërohet toka pas shkretërimit të saj. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
Verse 25
Dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhërit të Tij, pastaj kur t’ju thërret Ai me një të thirrur nga toka, ju atëherë – përnjëherë do të dilni (do të ringjalleni).
Verse 26
Dhe, Atij i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. Të gjitha ipërulen Atij.
Verse 27
Ai krijon prej asgjëje, dhe Ai e përsëriti atë; për Te kjo është shumë lehtë. Atij i përkasin virtytet më të larta në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Verse 28
Ai u ka sjellë një shembull prej vet jush: a janë shokë me ju – skllevërit tuaj, në furnizimin Tonë që u kemi bërë juve, e ju jeni të njëjtë në furnizim, dhe ju i druani atyre sikur që i druani njëri-tjetrit? (E, si atëherë më bëni shok Mua?) – Ja, kështu Ne, ua shpjegojmë argumentet Tona, njerëzve që mendojnë.
Verse 29
Por, zullumqarët, nga padijenia ndjekin qejfet e veta. E, kush do ta udhëzojë atë që e ka humbur Perëndia? Dhe, për ta, nuk ka kurrfarë ndihmësi.
Verse 30
Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, krijimtarinë e Perëndisë, sipas të cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim në krijimtarinë e Perëndisë. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë, -
Verse 31
duke iu drejtuar Atij (Perëndisë)! Druajuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata që i bëjnë shok Atij,
Verse 32
si ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e çdo grup është i kënaqur me atë që ka para vetes.
Verse 33
E, kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer vetëm Atij, e pastaj, kur Ai t’u jap të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një grup prej tyre – i bëjnë shok Zotit të vet,
Verse 34
për ta mohuar atë që u kemi dhënë Ne. (U thuhet atyre): “E, kënaquni, meqë së shpejti do ta dini!”
Verse 35
A mos vallë u kemi dërguar Ne atyre (ndonjë) argument, që flet për atë që më bënin Mua shok ata?
Verse 36
E, kur Ne t’u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të, e kur t’i godas fatkeqësia për atë që e kanë punuar duart e tyre, atëherë e humbin shpresën.
Verse 37
Vallë, a nuk dinë ata se Perëndia i jep furnizim të gjerë dhe ia pakëson kujt të dojë. Me të vërtetë, për këtë ka argument për njerëzit që besojnë.
Verse 38
Jepja të afërmit të drejtën e tij, edhe të varfërit edhe udhëtarit (që ka ngelë në rrugë)! Kjo është më së miri për ata që e duan kënaqësinë e Perëndisë; e të tillët janë të shpëtuar.
Verse 39
E, të hollat që i jepni për t’u shtuar me të hollat e njerëzve tjerë, nuk do të shtohen te Perëndia, kurse çkado që të jepni nga lëmosha, për ta arritur kënaqësinë e Perëndisë, të atillëve do t’u shumëfishohen (të mirat).
Verse 40
Perëndia është ai që ju ka krijuar, e ju ka dhënë furnizim; pastaj ju vdes e pastaj ju ngjallë. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bënë diçka kësisoji? Ai, është i lavdëruar dhe i lartësuar nga ajo që ata i bëjnë shok Atij!
Verse 41
U shfaq ngatërresa në tokë dhe në det për atë që punuan duart e njerëzve, që t’u japë të shijojën pjesë nga ajo që kanë punuar, për t’u kthyer ata në përmirësim.
Verse 42
Thuaj (o Muhammed!): “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve; shumica e tyre kanë qenë idhujtarë.
Verse 43
Drejtohu ti me përkushtim në fenë e drejtë (islamizmin), para se të vie prej Perëndisë Dita që nuk mund të shtyhet (nga askush). Atë ditë – ata do të ndahen:
Verse 44
ata që nuk kanë besuar, mohimi është në dëm të tyre, e ata që kanë punuar vepra të mira – vetes i kanë përgatitur (të mira),
Verse 45
ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Perëndia do t’i shpërblejë nga dhuntitë e Veta. E, ai, me të vërtetë, nuk i don mohuesit.
Verse 46
Dhe, njëri prej dokumenteve të Tij, është dërgimi i erërave sihariquese, që të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhërin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.
Verse 47
Dhe, me të vërtetë, Na, kemi dërguar pejgamber para teje – te popujt e tyre, e ata u kanë ardhur atyre me argumente të qarta, e i kemi ndëshkuar ata që kanë bërë mëkate, - e për ne, është që t’i ndihmojmë besimtarët.
Verse 48
Perëndia është ai që i dërgon erërat, që ato t’i lëvizin retë, e (Ai) i shpërndanë ato nëpër qiell si të dojë dhe i copton ato në pjesë-pjesë, e ti sheh shiun si bie prej tyre. E, me te mund ta dhurojë kë të dojë nga robërit e Vet, e atëherë ata gëzohen përnjëherësh,
Verse 49
edhe pse, me të vërtetë, para se t’u vie shiu, kanë qenë të dëshpëruar.
Verse 50
Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Perëndisë, si e gjallëron tokën pas shkretërimit të saj. Ai, me të vërtetë, do t’i ringjallë edhe të vdekurit dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
Verse 51
Dhe, sikur të dërgonim Ne – furtunë, e ata të shihnin që çdo gjë është zverdhur, edhe pas kësaj do të mbeteshin mohues të dhuntive.
Verse 52
Me të vërtetë, ti (o Muhammed!) nuk mund të bësh që i vdekuri, dhe as i shurdhëti të dëgjojnë tirrjen kur ata ta kthejnë shpinën ty duke u larguar,
Verse 53
dhe ti nuk mund ta udhëzosh të verbërin nga humbja e tij. Ti, mund të bësh që të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në ajetet Tona. Dhe, ata janë muslimanë të vërtetë.
Verse 54
Perëndia është ai që ju ka krijuar prej një dobësie, pastaj – pas dobësisë, u ka bërë të fuqishëm, e ju ka bërë – pas fuqisë të dobët dhe pleqë; Ai krijon çka të dojë; Ai është i Plotëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë.
Verse 55
Dhe, atë Ditë kur të arrijë Çasti (Kijameti), betohen mëkatarët, se në varr (tokë) kanë qëndruar një kohë të shkurtër. Kështu ata shmangen nga e Vërteta.
Verse 56
E, (mëkatarëve), të cilëve u është dituria dhe besimi, u thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Perëndia në Libër – deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por që ju (këtë) nuk e keni ditur”.
Verse 57
Atë Ditë – atyre që kanë bërë zullum – nuk do t’u bëjë dobi arsyetimi, as nuk do t’u lejohet që të kërkojnë falje.
Verse 58
Dhe, me të vërtetë, në këtë Kur’an, Na u kemi sjellë njerëzve gjithëfarë shembuj. E, sikur ti, t’u sjellësh atyre çfarëdo argumenti (mrekullie), ata (mohuesit), me siguri, do të thonin: “Ju jeni vetëm të degjeneruar”.
Verse 59
Ja, kështu, Perëndia ua vulos zemrat atyre që nuk dinë.
Verse 60
Duro ti (o Muhammed), se me siguri, premtimet e Perëndisë, janë të vërteta dhe le të mos mashtrojnë kurrsesi ata që nuk besojnë.
تقدم القراءة