ترجمة سورة التغابن

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة التغابن باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Perëndinë e falenderon çka gjendet në qiej dhe çka gjendet në Tokë. Atij i takon pushteti i vërtetë, dhe Atij i takon falenderimi. Ai është i pushtetshëm për çdo gjë!

Ai ju ka krijuar juve, e (ndonjëri) prej jush është mohues, e (disa) prej jush janë besimtarë: Çdo gjë që punoni ju, Perëndia e sheh mirë.

Ai ka krijuar qiejt dhe Tokën në mënyrë të mrekullueshme, dhe Ai ju ka dhënë juve formën, dhe figurat tuaja i bënë të bukura dhe të gjithë do të ktheheni te Ai.

Ai i di të gjitha gjërat që gjenden në qiej dhe në Tokë. Ai di fshehtësitë tuaja dhe ato që i bëni haptazi; Perëndia i di të gjitha ç’keni në zemrat tuaja.

A nuk ju kanë arritur lajmet e atyre që më parë nuk kanë besuar, dhe e kanë shijuar dënimin e veprimeve të tyre. Për ta ka dënim të dhembshëm –

ngase kur profetët e tyre vinin me dokumente të qarta, ata thoshin: “A njeriu (si ne) do të na tregojë rrugën?” Dhe nuk besuan, e u kthyen (prej këshillave); e Perëndisë nuk i nevojitet asgjë, Ai është i pavarur dhe i lavdishëm!

Mohuesit kujtojnë se kurrsesi nuk do të ngjallen; thuaju atyre: “Po, për Zotin tim, me siguri do të ngjalleni dhe pastaj do të informoheni se ç’keni punuar!” – E, kjo për Perëndinë, është lehtë.

Besoni në Perëndinë dhe në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kur’anin) që ju kemi sjellë. Perëndia, di mirë çdo gjë që punoni ju.

Atë Ditë, kur Ai (Perëndia) do t’ju tubojë juve në Ditën e Kijametit, ajo është Dita e mashtrimit (ku shihen veprat e gabuara). Ai që beson në Zotin dhe punon vepra të ira, Perëndia ia falë mëkatet atij dhe do ta shpie në kopshtije, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, e ku do të qëndrojnë përherë, gjithmonë. Ai do të jetë sukses i madh!

E ata që nuk kanë besuar dhe i kanë mohuar dokumentet Tona – do të jenë banorë të zjarrit, në të do të qëndrojnë përherë. E sa mbarim i tmerrshëm ësthë ai!

Nuk ngjan kurrfarë fatkeqësie pa lejen e Perëndisë, e ai që i beson Perëndisë, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. Perëndia di mirë çdo gjë.

Përuluni Perëndisë dhe Profetit të Tij; e nëse shmangeni ju, Profeti Ynë ka të vetmen detyrë që t’ju shpjegojë qartë.

Perëndia është i vetmi Zot dhe vetëm te Perëndia le të mbështeten besimtarët.

O besimtarë, me të vërtetë, edhe prej grave tuaja edhe prej fëmijëv tuaj keni armiqë, andaj ruajuni prej tyre! E nëse ju nuk ua shihin për të madhe (gabimet) dhe i harmonizoni marrëdhëniet dhe ua falni, (është mirësi), - e Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.

Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm provë për ju, e te Perëndia shpërblimi është i madh;

andaj druajuni Perëndisë sa të mundeni, dhe dëgjoni, dhe përuluni dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.

Nëse i jepni hua të bukur Perëndisë, Ai ua kthen shumëfish atë dhe ua falë (gabimet). – Perëndia është falënderues dhe nuk nxiton në dënime.

Ai është njohës i gjërave të dukshme dhe të padukshme, (Ai është) i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Icon