ترجمة سورة القارعة

الترجمة الألبانية
ترجمة معاني سورة القارعة باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Gjëmimi i tmerrshëm![423]
____________________
[423] “Gjëmimi i tmerrshëm”: është një nga emrat e Ditës së Kiametit.
Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?
Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?
Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara,
kurse malet si leshi i shprishur.
Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore,
ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).
E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore,
Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).[424]
____________________
[424] “Ai do të ketë si strehim Humnerën”: fjalë për fjalë: “Ai do të ketë për nënë Humnerën”. Në gjuhën arabe, fjalët umm dhe ebu (nënë dhe baba) përdoren edhe për të treguar origjinën e diçkaje dhe përkatësinë e tij absolute. Në këtë rast, fjala umm – nënë shpreh konceptin se njerëzit e mallkuar do të kenë për strehë Hâuija-n – Humnerën e Xhehenemit.
Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?
Ajo është një Zjarr i vrullshëm.
Icon