ترجمة سورة التكاثر

الترجمة الألبانية
ترجمة معاني سورة التكاثر باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar[425],
____________________
[425] Pra, rivaliteti për të shtuar pasurinë, famën, pushtetin etj.
derisa të shkoni në varre.
Gjithsesi, do ta merrni vesh!
Madje, së shpejti do ta merrni vesh!
Kujdes! Ah, sikur ta dinit të vërtetën me siguri!
Sigurisht që do ta shihni Zjarrin flakërues!
Pastaj, me të vërtetë, do ta shihni atë me syrin e sigurisë.
Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!
Icon