ترجمة سورة سبأ

Sherif Ahmeti - Albanian translation
ترجمة معاني سورة سبأ باللغة الألبانية من كتاب Sherif Ahmeti - Albanian translation .


Falënderimi i takon All-llahut, e të cilit është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti i përsosuri në njohuri.

Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.

E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po. psha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i shihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”.

(Janë të shënuar) Që t’i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë.

Ata që u prërpoqën t’i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhëmbshëm.

Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, shtë e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.

Dhe ata që nuk besuan thanë: “A doni t’ju trgojmë për një njeri që do t’ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni) të jeni të copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?

A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?” Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhme, janë të dënuar përjetë, e tash në humbje të pambarim.

A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me a ose shembin mbi ta copa nga qielli. S’ka dyshim se në këtë ka argumente për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.

Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).

(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familja e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.

Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t’i rrjedhë burim i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhëri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë.

I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjëta) sikurse rezervuare, enë (kazana) të palëvizshme. veproni duke falnderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.

E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.

Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.

Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjdhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërram në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.

Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.

Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të parshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën dhe ditën.

Po ata thanë: “Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!” E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.

Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.

E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti nda tyre, përveç që (dija e Jonë t dal në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.

Thuaj: “Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!” Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to nonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.

Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi ek Ai, përveç atij të cilit i jep leje, e kur hiqe frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: “çka tha Zoti juaj!” (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: “Të vërtetën!” (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.

Thuaj: “Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?” Thuaj: “All-llahu”. E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, po në një humbje të dukshme!

Thuaj: “Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju!”

Thuaj: “Zoti ynë n tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.

Thuaj: “M’i tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!” Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!”

Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënëa dh tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

E thonë: “Kur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë?”

Thuaj: “Ju keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para.

Dhe ata që nuk besuan thanë: “Ne nuk i besojmë këtij Kur’ani, e as atij që idhte para tij, (librave të tjerë)?!” E sikur t’i shihje zullumqarët kur ë dalin para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!”

E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: “A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!”

E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: “Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t’i bëjmë Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.

Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: “Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar”.

Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar”.

Thuaj: “All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk dinë”.

Nuk është pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afro pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.

Ndërsa, ata që përpiqen t’i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.

Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im është Ai që jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh.

Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: “A këta ishin që etëm juve u adhuronin?”

Ata (engjëjt) thonë: “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre”.

E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t’i bën dobi, as dënim njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!”

E kur u lexohen atyre ajetet tonaa të qarta, ata thoshin: “Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t’ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” dhe thoshin: “Ku (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër e trilluar!” Madje, ata që nuk besuan të vërteën, pasi ajo u erdhi, i thanë: “Kjo (Muhammed, feja islame, Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se maxhi e qartë!”

Po Ne nuk kemi u dhënë atyre ndonjë libër që të mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).

Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj, që Ne u patëm dhënë atyre, e konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.

Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)”.

Thuaj “Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le të, mbetet juve, shpërbilmi është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitarë për çdo send”.

Thuaj: “Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën”.

Thuaj: “Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!”

Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!”

E sikur t’i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim ehe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).

Dhe thonë: “Ne i kemi besuar atij (Kur’anit, Muhammedit)!” Po si arrijnë ata beimin prej së largu?

Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s’ka ringjallje, s’ka përgjegjësi etj.).

Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin ë një dyshim të fortë.
Icon