ترجمة معاني سورة المنافقون باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ﰡ
آية رقم 1
Kur të vijnë te ti hipokritët, ata thonë: “Ne dëshmojmë, se ti, me të vërtetë, je i dërguari i Perëndisë!” – E Perëndia e di, se ti, me siguri, je i dërguari i Tij, por Perëndia dëshmon edhe se hipokritët janë gënjeshtarë të qartë.
آية رقم 2
Ata betimet e tyre i kanë bërë maskë, andaj i kanë penguar (njerëzit) prej rrugës së Perëndisë. – Me të vërtetë, është shëmtim, atë që kanë punuar!
آية رقم 3
Kjo është ngase kanë besuar, pastaj kanë mohuar, e u vulosën zemrat e tyre, prandaj ata nuk kuptojnë.
آية رقم 4
Kur i shikon ata, figura e tyre të mahnitë; e nëse flasin, dëgjon fjalët e tyre, - mirëpo, ata u gjasojnë trungjeve të mbështetura dhe mendojnë se çdo fjalë është kundër tyre. Ata janë armiq të vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! – Perëndia i vraftë, si po shmangen prej së vërtetës?!
آية رقم 5
E kur ju thuhet atyre: “Ejani, se i dërguari i Perëndisë do të lutet për t’ju falë”, - ata tundin kokat e tyre dhe i sheh ata që pengojnë, e që janë mendjemëdhenj.
آية رقم 6
Njësoj është – u lute për faljen e tyre apo nuk u lute, Perëndia kurrsesi nuk i falë. Perëndia, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin ngatërrestar.
آية رقم 7
Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë te Profeti i Perëndisë, përderisa të largohen (prej tij)!” Por, Perëndisë i takojnë thesarët në qiej dhe në Tokë, por hipokritët nuk kuptojnë.
آية رقم 8
Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, padyshim të fuqishmit do t’i dëbojnë të dobëtit nga ajo (Medina)!” Por, fuqia është e Perëndisë dhe e Profetit të Tij dhe e besimtarëve, mirëpo – hipokritët nuk e dijnë (këtë).
آية رقم 9
O besimtarë, mos t’ju habisin pasuria juaj dhe fëmijët tuaj nga të përmendurit Perëndinë. E ata që bëjnë këtë, do të humbin.
آية رقم 10
Jepni ju prej atyre dhuntive, që u kam dhënë Unë juve, para se t’ju vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!”
آية رقم 11
Perëndia nuk i jep afat askujt, kur t’i vijë momenti i vdekjes; e Perëndia di mirë atë që punoni ju.
تقدم القراءة