ترجمة سورة الأعلى

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة الأعلى باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Falendero emrin e Zotit tënd të Lartësuar,

që krijon çdo gjë dhe e bënë të harmonizuar,

dhe që çdo gjë e ka caktuar dhe i ka dhënë inspirim,

dhe që bënë të rriten kullosat,

dhe pastaj bën që të shndërrohen, të thahen e të vyshken.

Na do ta mësojmë ty (Kur’anin, përmes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh,

përveç asaj që don Zoti. Ai (Perëndia), me të vërtetë, di çdo gjë që shprehni haptazi dhe atë që fshihni –

dhe Ne do ta lehtësojmë ty (rrugën) e lehtë,

prandaj këshillo ti – nëse këshilla ka dobi:

ai që i druan Perëndisë, këshillohet,

e shmanget nga këshillat, ai më i keqi,

i cili do të digjet në zjarrin e madh,

e në të, as nuk do të vdes e as nuk do të jetojë (jetë normale).

Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat)

dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz!

Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,

por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar).

Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta,

librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait.
Icon