ترجمة معاني سورة التغابن باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الترجمة الألبانية

حسن ناهي

الناشر

المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية

Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me të vërtetën, ju ka dhënë format tuaja dhe jua ka bërë ato të bukura; të gjithë tek Ai do të ktheheni.
sepse, kur të dërguarit e tyre sillnin prova të qarta, ata thoshin: “Vallë, vdekatarë si ne do të na udhëheqin?” Dhe kështu mohuan e ia kthyen kurrizin (besimit). Por Allahu nuk ka nevojë (për ata). Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavd.
Prandaj besoni në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kuranin), që ju kemi zbritur. Allahu e di mirë çdo gjë që bëni ju.
Ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë mohuar shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përherë. Eh, sa fund i tmerrshëm është ai!
Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Nëse ju i ktheni shpinën të Dërguarit Tonë, dijeni se ai ka për detyrë vetëm që t’ju shpjegojë qartë.
O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë[370].
____________________
[370] Gratë, fëmijët dhe gjërat e bukura të jetës tokësore mund ta shkëpusin njeriun, në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme, nga përmendja e Allahut. Sipas komentuesve të Kuranit, ky varg merr shkas nga disa mekas që nuk mërguan në Medinë me Profetin Muhamed (a.s.), për shkak të presionit të disa familjarëve të tyre jobesimtarë. Njëkohësisht, vargu merr shkas edhe nga disa medinas që, nga frika se mos i linin vetëm gruan dhe fëmijët, nuk merrnin pjesë asnjëherë në fushatat ushtarake. Kur ata e kuptuan këtë dobësi të vetën, deshën t’i ndëshkonin familjarët e tyre, sepse i kishin penguar nga rruga e Allahut, por ky varg kuranor i këshilloi ata të ishin të butë dhe të harronin të keqen që kishin pësuar.
آية رقم 18
Ai është Njohësi i të padukshmes dhe së dukshmes, i Plotfuqishmi dhe i Urti.
تقدم القراءة