ترجمة معاني سورة السجدة باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation

آية رقم 1


Elif, Lám, Mîm.

e ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar atë! Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt – për ta paralajmëruar popullin, të cilit, para teje nuk i ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi, që të shkojë në rrugë të drejtë.
آية رقم 6

Ai është dijtës i gjërave të padukshme dhe të dukshme, i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues,
آية رقم 8

(e) pastaj, ka bërë që pasardhësit e tij të krijohen prej një rrjedhje të dobët të ujit (spermës),

E, sikur t’i shohësh mëkatarët se si para Zotit të tyre kokëulur thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena që të punojmë vepra të mira! Na, me të vërtetë, me ngulmëri besojmë!”

E, sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjala Ime e vërtetë: “Me të vërtetë, do ta mbush xhehennemin me xhindë dhe njerëz bashkërisht!”

Ajetet Tona i besojnë vetëm ata të cilët kur të këshillohen me to, bijnë në sexhde, dhe të cilët, e madhërojnë Zotin e tyre duke iu falenderuar Atij, dhe të cilët, nuk bëhen mendjemëdhenj.

Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.

Dhe Ne, do të bëjmë që të shijojnë dënimin e kësaj jete para (atij) dënimit të madh, për t’u penduar ata.

Kush është zullumqar më i madh se ai, që është këshilluar me argumentet e Zotit të tij, e shmanget prej tyre? Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë mëkatarët!

Na, prej tyre – kemi bërë udhëheqës, të cilët udhëzonin me urdhërat Tona, meqë ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm në argumentet Tona.
آية رقم 28

Dhe, ata thonë: “E, kur më fitorja (Dita e Kijametit), nëse thoni të vërtetën?”
آية رقم 30

Andaj, ti shmangu nga ata dhe prit, edhe ata, me të vërtetë, po presin!
تقدم القراءة