ترجمة سورة الكافرون

الترجمة الألبانية
ترجمة معاني سورة الكافرون باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية .
من تأليف: حسن ناهي .

Thuaj: “O ju jobesimtarë!
Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni
dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.
Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni
dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj![436]
____________________
[436] Vargu flet për ata jobesimtarë që Allahu e di se nuk do të besojnë asnjëherë.
Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!”
Icon