ترجمة سورة العاديات

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة العاديات باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Betohem në atë (kuajt) që vrapojnë duke dihatur,

e që qesin xixa nga thundrat e tyre,

dhe sulmojnë (armikun) në mëngjes,

dhe n’atë rast çojn pluhur,

të cilët futen në radhët e armikut, -

me të vërtetë, njeriu është jomirënjohës ndaj Zotit të vet,

dhe ai, me të vërtetë, për këtë, është i vetëdijshëm,

dhe, ai është lakmues i madh i pasurisë.

E, vallë, a nuk e di ai (njeriu), kur do të përzihen (ringjallen) ata që gjenden në varreza

dhe kur të dali në shesh ajo që është në zemra (e mira dhe e keqja),

Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë do të dijë çdo gjë për ta.
Icon