ترجمة معاني سورة النّور باللغة الألبانية من كتاب Sherif Ahmeti - Albanian translation

Sherif Ahmeti - Albanian translation


(Kjo është) Kaptinë të cilin Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dipozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.

(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një nmër besimtarësh.

Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja me të nuk do të duhen të martohej kush pos ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa më të) është e ndaluar për besimtarët.

Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitarë tjetër përveç vetes Dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se ai e thotë të vërtetën.

E pesta herë e betimit të jetë që ta godis hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse ai, ka qenë i vërtetë.

Dhe sikur të mos ishte dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim Alahu pranon pendimin është i gjithëdijshëm.

E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendinin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!”

E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, ju do t’ju kapte dënim shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hudhët.

Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishe imtëssi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.

Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.

Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënimshumë i madh.

Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.

Të këqiat (fra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thotë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizimtë begatshëm.

Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.

Dhe marotoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithdijshëm.

E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t’i begatojë me të mirat e veta. E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t’i lironi në bazë të kompenzimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepnu nga pasuria që u ka dhënë All-llahu juve. Mo i detyroni robreshat tuaja të bëjnë imoralitet, e për shkak të ndonjë fitimi të kësaj bote, derisa ato dëshirojnë të jenë të pastra. E kush i detyron me dhunë të bëjnë atë, All-llahu i falë ato pas atij detyrimi. All-llahu falë dhe është mëshirues.

All-llahu është dritë (ndiçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajsse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.

E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe ai do t’ia japë llogarinë e tij. Alahu është i shpejtë në llogaritje.
آية رقم 42

Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
آية رقم 49

Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.

A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojë padrejtë kundër tyre? Por jo, ata vet janë zullumqarë.

Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të TIj, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.

Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t’i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin në (për në luftë). Thuaj: “Mos u betoni” Bindja është ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S’ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka vepron.

Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.
آية رقم 56

Falni rregulisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.

O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshëmi i urti.

Nuk është mëkat për të verbërin, as të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, ne shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përsëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndëshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t’i kuptoni.

Besimtarë janë ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe mur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë duash, e kërkoi falje All-llahut për ata, se vërtet, All-llahu falë shumë e ështëmëshirues.
تقدم القراءة