ترجمة سورة الليل

Albanian - Albanian translation
ترجمة معاني سورة الليل باللغة الألبانية من كتاب Albanian - Albanian translation .


Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!

Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!

Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!

Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë.

E sa i përket atij që jep dhe ruhet,

Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,

Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.

E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),

Dhe që mohon atë më të mirën,

Ne do ta përgatisim për më të vështirën.

E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.

Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.

Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo.

Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.

Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri.

I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.

Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.

Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,

E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.

Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,

Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!
Icon