ترجمة سورة آل عمران

الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها
ترجمة معاني سورة آل عمران باللغة الألبانية من كتاب الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها .

Elif, lam, mim.
Allahu! Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje.
Ai ta zbriti ty Librin (o Muhamed) me të vërtetën, që është vërtetues i shpalljeve të mëparshme. Ai zbriti Teuratin dhe Inxhilin
më parë, si udhëzim për njerëzit dhe zbriti edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e kota). Sigurisht se ata që i mohojnë Shpalljet e Allahut i pret një dënim i rëndë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë e as në qiell.
Ai ju formon në mitra, ashtu si dëshiron Vetë. Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
Icon