ترجمة معاني سورة الفتح باللغة الألبانية من كتاب Albanian - Albanian translation

Albanian - Albanian translation


Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparëshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.
آية رقم 3

Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.

E në anën tjetër, për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që është vednbanim i keq.

Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
آية رقم 8

Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.

Që ju (njerëz) t’i besoni All-llahut dhë të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respeketoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mngjes e mbrëmje.

Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: “Neve na penguan pasurië tona familjet tona, andaj ti kërko falje për neve!” Ata flasin flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: “Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t’ju përfshijë juve ngonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t’ju gjejë ndonjë e mirë?” Jo, por All-llahu holësisht di për atë që punoni ju.

E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.

Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas, do të thonë: “Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!” Ata duan ta ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!” E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!” Po ata janë që kuptojnë pak gjë.

All-llahu u premtoi juve pre të shumta që do t’i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t’ju drejtojë në rrugën e fortë.

Edhe sikur ata që nuk besuan t’ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.

Ata janë që nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrini në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (zoti do t’ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.

Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet dhe ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.

Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i shehkah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.
تقدم القراءة