ترجمة سورة الشمس

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة الشمس باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Betohem në Diellin dhe dritën e tij,

dhe Hënën që e përcjellë

dhe ditën që e bën të dukshëm atë,

dhe natën kur e mbulon

dhe qiellin dhe Atë që e ka ndërtuar (atë);

dhe Tokën dhe Atë që e ka shtruar atë (Tokën),

dhe shpirtin (njeriun e parë) dhe Atë që e krijoi

e ua ka shpjeguar të mirën e të keqen, -

me të vërtetë, ai që e pastron atë (shpirtin), do të jetë i lumtur,

e, me të vërtetë do të humbë ai që e devijon atë (shpirtin)!

Populli i Themudit, nga shfrenimi i vet – ka përgënjeshtruar:

kur nga mesi i tyre u ngrit një fatzezë,

i dërguari i Perëndisë (Salihu), ju tha atyre: “Lëreni deven e Perëndisë dhe kujdesuni për kohën kur duhet të pijë ajo!”

Por ata nuk i besuan (atij), madje e prënë atë (devën) – dhe Zoti i tyre shkatërroi ata për mëkatet e tyre, duke i zhdukur deri në të fundit,

se, Ai, nuk i druan pasojës nga ajo.
Icon