ترجمة سورة الضحى

Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ترجمة معاني سورة الضحى باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation .


Betohem në mëngjesin,

dhe natën kur terrohet e qetësohet –

Zoti yt, nuk të ka braktisur e as nuk të ka urrejtur!

Me të vërtetë, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,

e, me të vërtetë, Zoti yt do të japi ty, e ti do të jesh i kënaqur.

A nuk ishe ti bonja, e Ai të mori në strehim,

dhe të gjeti të humbur (të paudhëzuar), e të udhëzoi me Shpalljen e Kur’anit,

dhe ishe i varfër e të bëri të pasur?

Mos e nënçmo bonjakun

e lypsin mos e refuzo me ashpërsi,

dhe dhuntitë e Zotit tënd, shprehi!
Icon