ترجمة معاني سورة الملك باللغة الألبانية من كتاب Hasan Efendi Nahi - Albanian translation
ﰡ
آية رقم 1
Është i lartësuar Ai, në dorën e të cilit është pushteti dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë! –
آية رقم 2
Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; - Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës.
آية رقم 3
Ai, i cili, i ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin, - ti nuk vëren në krijesat e Mëshiruesit kurrfarë disharmonie, dhe shiko edhe një ehrë a mos po sheh ndonjë plasaritje,
آية رقم 4
pastaj shiko përsëri shumë herë, shikimi do të kthehet i lodhur dhe i molisuar.
آية رقم 5
Na, juve ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe kemi bërë që (zjarri i tyre) t’i gjuajë djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr.
آية رقم 6
Kurse, për ata që nuk besojnë në Zotin e tyre, dënimi është skëterra; e sa i shëmtuar është ai vendbanim!
آية رقم 7
Kur të hudhen në të, do të dëgjohet psherëtima e tyre, e zjarri do të ndizet furishëm,
آية رقم 8
gati për të eksploduar nga ashpërsia. Kurdo që të hedhet në të ndonjë grup (jobesimtarësh), - rojtarët e skëterrës i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua tërheq vërejtjen juve?”
آية رقم 9
“Po”, përgjigjen ata, gjithsesi na ka ardhur neve përkujtuesi, por ne i kemi mohuar ata dhe kemi thënë: “Perëndia nuk ka shpallur asgjë, ju jeni në humbje të madhe!”
آية رقم 10
Ata (jobesimtarët), thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të skëterrës!”
آية رقم 11
ﯷﯸﯹﯺﯻ
ﯼ
Dhe, ata e pranuan mëkatin e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e skëterrës!
آية رقم 12
Me të vërtetë, ata që i frikohen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, për ta ka falje dhe shpërblim të madh!
آية رقم 13
Flitni ju fshehtas ose haptas, por Ai, me të vërtetë, di çka në zemrat tuaja!
آية رقم 14
E si mos t’i dijë Ai, i cili ka krijuar çdo gjë dhe është i informuar hollësisht.
آية رقم 15
Ai ju ka bërë Tokën të nënshtruar – të shërbyeshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë që ju ka dhënë Ai. Ju (pasi të ringjalleni), do të ktheheni tek Ai.
آية رقم 16
A jeni ju të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju fusë në tokë, kur ajo fillon të dridhet papritmas?
آية رقم 17
Ose, a jeni të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do të dini se çfarë është vërejtja Ime!
آية رقم 18
Me të vërtetë, i kanë konsideruar gënjeshtarë ata që kanë qenë përpara këtyre. E sa i ashpër ka qenë dënimi (pezmi) Im!
آية رقم 19
A thua nuk po i shohin ata shpendët mbi kokat e tyre, se si fluturojnë, duke i hapur dhe mbledhur krahët? Askush nuk i mbanë ata, përveç Zotit Mëshirues; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.
آية رقم 20
Ose, kush është ai që do të jetë ushtria e juaj, që t’u ndihmojë juve, përveç Mëshiruesit? Jobesimtarët janë vetëm në mashtrim, (s’ka ushtarë për ju).
آية رقم 21
Kush janë ata që ju furnizojnë, në qoftë se Ai (Perëndia) e ndalon furnizimin? – Por, ata janë zhytur në të këqia dhe në arrati (nga e vërteta).
آية رقم 22
Është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokëulur, apo ai që në rrugën e drejtë ecën vertikalisht e ballëlartë?
آية رقم 23
Thuaj: “Ai është që ju ka krijur dhe u ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat (mendjen), kurse ju pak falenderoni!”
آية رقم 24
Thuaj: “Ai ju ka krijuar të shpërndarë nëpër Tokë dhe para Tij do të tuboheni (për llogari)”.
آية رقم 25
E ata thonë: “Kur është ky premtim (caktojeni), nëse thoni të vërtetën?!”
آية رقم 26
Thuaj: “Vetëm Zoti e di (kohën), kurse unë jam vetëm paralajmërues i qartë”.
آية رقم 27
Kur për së afërmi e panë dënimin, u zymtuan fytyrat e atyre që nuk kanë besuar dhe do t’u thuhet: “Qe, kjo është ajo që e keni kërkuar (shpejtimin e dënimit)!”
آية رقم 28
Thuaj: “Ç’menoni ju, në qoftë se Perëndia më shkatërron mua dhe ata që janë me mua, ose na mëshiron; kush është ai që do t’i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?”
آية رقم 29
Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, (që na shpëton neve), në Atë besojmë dhe në Atë mbështetemi, e ju sigurisht do ta dini se kush është i humbur plotësisht”.
آية رقم 30
Thuaj: “Çka mendoni, nëse ujërat tuaja ju shterren – kush do t’u sjell juve ujin rrjedhës?”
تقدم القراءة